Sport
Shkëlzen Gashi nuk udhëton me Baselin për në Lisbonë
Sulmuesi shqiptar i FC Basel, Shkëlzen Gashi nuk do të udhëtojë me ekipin e tij për në Lisbonë të Portugalisë ku do të luhet ndeshja mes Belenenses Lisabone dhe kampionit zviceran, e vlefshme për Evropa ligë. Reprezentuesi i kombëtares shqiptare ende vuan nga dhimbje të forta të shkaktuara nga një lëndim në këmbën e majtë. Këtë lëndim ai e ka pësuar në ndeshjen e fundit për kupën zvicerane kundër SV Muttenz në të cilën Gashi shënoi tre gola, njoftojnë mediet zvicerane, transmeton “albinfo.ch”.
Në diagnostifikimin e fundit të mjekëve gjatë ditës së martë është bërë e ditur se Gashi ende vuan nga lëndimi dhe nuk është i aftë të përfshihet në listën e trajnerit të klubit të Baselit.
Po ashtu për shkak të një lëndimi, Baseli nuk mund të llogarisë as në lojtarin tjetër, Mathias Delgado.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë