CH-Ballkani
Kryetari “unikat” i Hanit të Elezit
Rufki Suma, kryetari i Komunës së hanit të Elezit, sfidon nga transparenca gjithë prefektët kosovarë. Ai është 24 orë me popullin dhe është kryetari më unikat i vendit
Një qytezë e vogël, që u bë komunë së voni, ka sfiduar për transparencë të gjitha komunat e Kosovës, madje është bërë shembull edhe në Ballkan, se si një qytetar i kësaj komunë, i sfidoi të gjitha partitë dhe koalicionet politike në zgjedhjet lokale. Në Han të Elezit, Rufki Suma është prefekti më populist kosovar, që 24 orë është në shërbim të qytetarëve.
Në zgjedhjet e kaluara lokale, Suma, një ish-luftëtarë i UÇK-së, dy herë radhazi ka mundur, madje pa balotazh, kandidatët e partive më të fuqishme në Kosovë, ata të PDK-së e LDK-së. Ai sot drejton komunën me shumë vështirësi, madje disa nga pengesat që i dalin përpara, i sfidon edhe personalisht.
Në dimrin e kaluar, ishte vet kryetari i komunës që përvjeli mangët për ta hequr borën nëpër rrugët e qytezës dhe fshatrave për rreth.
Albinfo.ch zhvilloi një bisedë me Sumën, i cilësuar si kryetari më unikat i komunave të Kosovës. Ai tha se të jesh kryetar komune, për shumë persona është privilegj, por për të, është përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Suma, 24 orë në shërbim të qytetarëve
“Në asnjë kohë nuk jam i lirë dhe 24 orë në ditë jam në shërbim të qytetarëve. Unë zakonisht punën e filloj herët në mëngjes para orës 07:00 e në të shumtën e rasteve para orës 06:00, ku vetëm në këtë kohë, pra pa filluar orari i rregullt i punës, pranoj disa qytetarë në takim”, deklaroi Suma.
Jo vetëm në mëngjes, por edhe gjatë tërë ditës, edhe pas orës 16:00, deri kur përbunin orari i rregullt i punës, Suma thotë se takohet dhe i qanë hallet me shumë qytetarë. “Deri në orët e vona të natës i vazhdojë takimet, jo vetëm në zyre, por edhe nëpër lokalet e ndryshme”, deklaroi ai.
Derisa disa prefekt komunash në Kosovë janë deklaruar të rrezikuar personalisht nga grupe të ndryshme interesi, Suma thotë se këtë nuk e ka kasavet. “Sa i përket rrezikut mbi integritetin personal nuk e shohë problem, sepse të gjitha veprimet e mia janë transparente dhe asnjëherë nuk ka nevojë të frikohem prej qytetarëve, sepse janë ata të cilët na kanë zgjedhur dhe atyre duhet tu japim llogari”, deklaroi Suma.
Para se të futet në politikë e rrjedhimisht në garën zgjedhore për kryetar komune, Rufki Suma ka qenë eprorë i Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), një strukturë organizative e dal nga transformimi i UÇK-së. Nga aty ai kishte përsosur rregullin dhe principin e punës.
Punësimi, sfida e pakalueshme për kryetarin
Por, një gjë që e sfidon kryetarin e komunës, është çështja e punësimit. Ai thotë se vazhdimisht merr kërkesa nga qytetarët, ndërsa mundësia e punësimit është shumë e vogël në gjithë Kosovën, e posaçërisht në komunën e vogël që kufizohet me Maqedoninë.
“Qytetarët zakonisht i drejtohen kryetarit për punësim me shpresa se ai do të bëjë zgjedhje, edhe pse ata janë të vetëdijshëm se kryetari i komunës nuk është ai, i cili mund t’i punësojë qytetarët, por shpresa e tyre është gjithmonë tek kryetari”, deklaron mes tjerash Suma.
Ai thotë se është munduar që të bashkëpunojë me shoqatat dhe organizatat e ndryshme për t’u ndihmuar qytetarëve në dhënien e subvencioneve në lëmin e bujqësisë dhe në hapjen e bizneseve të reja të vogla. Në këtë mënyrë ai sheh uljen e papunësisë Han të Elezit.
Në krahasim me komunat tjera, që kanë edhe privilegje nga Qeveria, por edhe hendikepe, Suma thotë se nuk i ka asnjërën. Qeveria në Prishtinë nuk e ka lejuar komunën e Hanit të Elezit që t’i themelojë kompanitë për mbledhjen e mbeturinave dhe atë të ujësjellësit.
Ndërsa sa i përket presionit të mundshëm për çështjen e tenderëve, Suma tha se nuk ka këtë problem, pasi që është kryetar apartiak, dhe asnjë lider parti nuk mund të ndikoj në të. “Unë fatmirësisht nuk i kam këto presione sepse jam kandidat i pavarur dhe nuk i përgjigjem asnjë partie politike”, deklaroi Suma.
Kompanitë e pandërgjegjshme pengesë për komunën
Mirëpo ai pranon se ka vështirës të theksuara në këtë drejtim, sepse Ligji i Prokurimit Publik, përcakton kriteret për dhënien e tenderëve, ku si kriter gjithmonë paraqitet oferta më e lire, që në shumtën e rasteve, sipas Sumës, fitojnë kompanitë më të lira (me letra), por që janë të papërgjegjshme.
“Këto kompani pasi i fitojnë tenderët, lidhin kontrata me nënkontraktor, që ligji ua lejon dhe pastaj në terren paraqiten probleme në mos kryerjen e punëve. Ne si punëdhënës kërkojmë që puna të kryhet sipas projektit, pastaj duhet t’i padisim në gjykatë”, thotë Suma.
E nëse procedura fillon me gjykata atëherë, duke marrë parasysh efikasitetin e gjyqësorit kosovar, Suma thotë se lëndën zgjaten me vite të tëra, deri sa gjykata të merr ndonjë vendim, e në anën tjetër projekti nuk realizohet. “Aty lindin problemet, pasi që qytetarët kërkojnë llogari nga komuna jo nga kompania”, tha ai.
Pavarësisht këtyre sfidave që i dalin përpara, kryetari i komunës ka gjet një “emërues të përbashkët” me qytetarët, të cilët vullnetarisht e ndihmojnë komunën në përmbushjen e obligimeve.
“Kur kemi ndonjë vërshim, shembje te gurëve apo ndonjë punë urgjente që duhet të kryhet e që nuk presin procedurat administrative, kompanitë vendore të Hanit të Elezit vullnetarisht i kryejnë punët e tilla pa kompensim”, tha Suma i cili vazhdon të mbetet aty, pranë qytetarëve
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër