Letnicë
Zhvillim
Njihuni me Vitinë
Ndonëse Komuna e Vitisë i ka vetëm pak më shumë se 46 mijë banorë dhe një sipërfaqe prej 250 km², ajo është një perlë e rrallë dhe përplot bukuri, por ka edhe një histori të veçantë. Në mes të qytetit të Vitisë kalon lumi Morava e Binqës, i cili ruhet me fanatizëm nga institucionet komunale të Vitisë, duke u dhënë freskinë vizitorëve të saj.
Ndërsa bukuria e këtij lumi përgjatë qytetit bëhet edhe më e dukshme gjatë natës nën reflektimin e dritave dhe dy urat të zbukuruara me gurë, duke të rikujtuar kohën antike. Në këtë komunë jetojnë në harmoni shqiptarë myslimanë e katolikë, por edhe një numër i vogël i pakicave serbe dhe kroate.
Këtu mund të gjesh katolikë me mbiemra myslimanë dhe feja nuk shihet si pengesë e komunikimit ndërnjerëzor. Po ashtu ka myslimanë të cilët i vizitojnë dhe i urojnë të krishterët në festat e tyre fetare, si në fshatin Letnicë, ku mbahet festa e njohur me emrin “Zoja e Letinicës”, e cila mbledh pelegrinë jo vetëm nga trojet shqiptare, por edhe nga shtetet e huaja. Pikërisht në këtë fshat thuhet se Nëna Terezë ka marrë thirrjen për të shërbyer si motër nderi. Lista e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të shtetit në këtë komunë është e gjatë, në mesin e tyre janë dy shkollat e para shqipe në Kosovë, njëra në Pozheran që supozohet të jetë e vitit 1905 dhe tjetra në Stubëll të Epërme. Po ashtu kjo komunë ka edhe dy kala, njërën në Binqë dhe tjetrën në Terpezë.
Ndërsa këtu mund të gjenden edhe ndër objektet më të vjetra fetare, siç është Xhamia e fshatit Goden i Madh, që supozohet të jetë ndërtuar në vitin 1490, por edhe kisha të vjetra shqiptare. Në mes të qytetit gjendet parku me emrin e dëshmorit “Nijazi Azemi”, përreth saj djem dhe vajza gravitojnë në kafenetë e qytetit deri në orët e vona të natës.
Ndërsa kjo komunë në shenjë respekti dhe mirënjohje për miqtë e saj ndërkombëtarë ka ndërtuar dy komplekse. Një kompleks iu kushtua diplomatit të njohur amerikan Richard Holbrook dhe tjetra gazetarit të Associtet Press, Kerim Lewton, i cili humbi jetën duke raportuar në konfliktin në Maqedoni. Ata që e duan natyrën e virgjër mjafton që të vizitojnë fshatrat Debelldeh, Mjak, Lubishtë, Letnicë si dhe disa lokalitete të tjera, për të parë për së afërmi thesarin e gjelbër të natyrës dhe për të marrë ajër të pastër. Kaltrina Sylejmani që udhëheq Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në këtë Komunë, thotë se ata po angazhohen në vazhdimësi në ruajtjen e vlerave dhe pasurisë së kësaj komune, por edhe në promovimin e saj.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër