E-Diaspora
Refugjatët shqiptarë dhe serbë prijnë me kthimin vullnetar nga Gjermania
Ajo që i nxit ballkanasit të paraqiten për kthim vullnetar është se në këtë mënyrë atyre nuk u ndalohet ardhja e sërishme në Gjermani
Gjithnjë më shumë azilkërkues nga vendet e ashtuquajtura të sigurta të prejardhjes po e shfrytëzojnë mundësinë e kthimit vullnetar nga Gjermania. Fjala është për ata persona të cilëve u është refuzuar azili, ndërsa me këtë status janë rreth 99 për qind e ballkanasve që kishin provuar fatin duke hyrë në procedurën e azilit në Gjermani.
Pikërisht për këtë arsye edhe numri më i madh i atyre që paraqiten për t`u khyer vullnetarisht janë nga vendet si Kosova, Shqipëria, Serbia etj.
Kështu sipas një statistike që ka publikuar pr-online.de e cila i referohet të dhënave nga Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë, në nëntë muajt e parë të këtij viti vetëm nga landi Nordrhein-Westfalen programin për kthim vullnetar e kanë shfrytëzuar 4589 veta. Kjo paraqet një ngritje prej 60 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe po ashtu një shifër më të lartë se ajo që është arritur gjatë tërë vitit 2014 (3570), transmeton albinfo.ch.
Grupet që e shfrytëzojnë dukshëm më shumë se të tjerët këtë mundësi janë ballkanasit. Nga landi NRW deri tash janë kther vullnetarisht 1027 shtetas të Serbisë, 966 të Shqipërisë dhe 951 të Kosovës.
Ajo që i nxit ballkanasit të paraqiten për kthim vullnetar është se në këtë mënyrë nuk u ndalohet ardhja e sërishme në Gjermani. Ndërsa ata që presin të kthehen me masa detyruese marrin edhe vendimin që u ndalon hyrjen e sërishme në këtë shtet edhe për 5 vite.
Ndryshe nga ballkanasit, shtetasit e vendeve të tjera si Afganistani joshen për t`u kthyer me ndihma financiare.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun