Zhvillim

Një kompani zvicerane ndihmon familjet skamnore në Kosovë

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

Kompania zvicerane VIZ AG ka organizuar një aksion humanitar në qytetin e Mitrovicës në Kosovë, duke ndihmuar familjet skamnore me paketa ushqimesh.

VIZ AG ka realizuar aksione të tilla në disa qytete të Kosovës.

Shefi i kësaj kompanie, Serkan Dogan, thotë për albinfo.ch se kanë vendosur për këtë iniciativë para 3 vjetëve, duke shpresuar se modelin e tyre do ta ndjekin edhe kompanitë e tjera.

„Për mua është shumë e rëndësishme të jemi model për të tjerët. Në çdo aksion punonjësit e mi ndihmojnë në mënyrë aktive dhe janë të pranishëm në vendet ku organizohen aksionet humanitare”, tha Dogan.

Kur pyetet pse në Kosovë, Dogan thotë se është frymëzuar nga vendi dhe njerëzit.

„Nga ana tjetër, është varfëria që ende mbizotëron në disa qytete në këtë vend. Më vjen shumë keq dhe është tragjike që njerëzit, sidomos fëmijët, në mes të Evropës duhet të kenë vuajtje të tilla. Prandaj, ne kemi vendosur dhe kemi ndihmuar këta njerëz”, tha Dogan.

Aksione të tilla ka premtuar Dogan se do të realizohen për çdo muaj në Kosovë.

Aktivitetet e tyre humanitare nuk janë kufizuar vetëm në Kosovë.

„Ne kemi qenë në Bosnjë, Siri, Palestinë, Turqi, Etiopi, Kenia dhe shumë vende të tjera”, tha Dogan.

Ai synon të ndërtojë spitale, strehimore për fëmijë, etj.

„Do të ishte shumë më e dobishme në qoftë se ne ndërtojmë diçka të qëndrueshme, që do t’u shërbente njerëzve në afat të gjatë”, thotë Dogan.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë sipërmarrësve të suksesshëm, veçanërisht ata që vijnë nga Kosova që t’i bashkohen aksioneve humanitare të tilla.

„Ne i kemi të gjitha mundësitë për të punuar këtu në Zvicër. Është shumë e rëndësishme që ne kemi njerëzit që kanë nevojë për ndihmën tonë. Së bashku ne mund të arrijmë shumë. Të gjithë ata që janë skeptikë dhe kanë frikë që donacionet e tyre nuk do të arrijnë te njerëzit që kanë nevojë, këtë mund te bëjnë vetë duke organizuar aksione të tilla në nivel lokal. Kjo është bërë shumë lehtë”, tha për albinfo.ch Dogan, në firmën e të cilit aktualisht janë të punësuar 3 punëtorë që vijnë nga Kosova.