Shkurt.ch

Azilkërkuesit do të jetojnë nëpër kampshtëpizat e “Ikea”-s

Kantoni i Aargaut do të strehojë azilkërkuesit në kampshtëpiza që janë konceptuar nga koncerni suedez i mobilieve “Ikea”, përcjell albinfo.ch.

Këto shtëpiza që montohen shumë lehtë do të vendosen kryesisht nëpër salla.

Janë porositur 200 shtëpiza të tilla, të cilat kanë 17.5 metra katrorë që ofrojnë një hapësirë për pesë persona.

Shtëpizat i ka dorëzuar „Ikea” në dy paketa të zakonshme.

Muret e saj janë bërë prej plastikës, ndërsa kampështëpiza është projektuar për të zëvendësuar tendat.

Ato kanë energji elektrike, por përndryshe nuk kanë ndonjë infrastrukturë.