Gruaja
Rita Ora e ndriçon Frankfurtin
Këngëtarja shqiptare më famë botërore Rita Ora të mërkurën ishte në një vizitë të shkurtër në Frankfurt të Gjermanisë. Ajo është zgjedhur imazh i veshjeve të brendshme të kompanisë italiane “Tezenis”.
Në hapjen e dyqanit të ri në Frankfurt, Rita ishte ftuar për të qenë e pranishme dhe për të kënduar disa këngë nga reportari i saj.
Qindra fansa ishin mbledhur për të shikuar idollin e tyre, por për shkak të angazhimeve të shumta ajo nuk ka qëndruar gjatë. “Një pije shpejt dhe me ikë për në Londër”, është shprehur shkurtazi për “bild.de” Rita Ora, transmeton “albinfo.ch”.
Rita ka thënë se sa herë që vjen në Gjermani ndihet shumë mirë. Por si i duket një superylli kur sheh veten nëpër bildborde gjysmë të zhveshur? “Unë e di që nuk e kam trupin tipik për modele. Për këtë dua që edhe femrat tjera të ndihen komod në veshjet e tyre. Këto veshje u japin femrave shumë vetëbesim, prandaj edhe unë dua që të hapi në të ardhmen një dyqan timin”, ka pohuar Rita.
Para se të niset për Londër, Rita u ka premtuar fansave të saj se shumë shpejt do të kthehet në Gjermani me një koncert madhështorë.
Për anëtaren e jurisë “X Factor”, kjo është vetëm njëra nga reklamat e shumta që ajo bën për firma të njohura dhe më renome ndërkombëtare.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë