E-Diaspora
Organizohet dreka e dytë humanitare në Basel
Më 29 nëntor 2015 në ora 12.00 - 17.00 në ABSM- Basel (ftesa vijon) shtrohet dreka e dytë humanitare për familjet me nevojë në Kosovë, që do organizohet sërish nga 5 nënat shqiptare.
Dreka humanitare në ndihmë të familjeve me nevojë në Kosovë e mbajtur më 24 janar 2015, organizuar nga Igballe Bekteshi Salihu Valbone Hoti, Lendita Osaj Kuqi, Florije Xhema dhe Drita Ibrahimi- Shabani, ishte realizuar ashtu sic ishte planifikuar, thotë kjo e fundit për albinfo.ch.
“Të hollat e grumbulluara nga miqtë e shumtë zviceranë dhe shqiptarë, të cilët mundësuan që këtyre familjeve sado pak të zbutet ajo gjendje e mjerueshme që ne e pamë gjatë shpërndarjes së ndihmave”, tha Drita Ibrahimi- Shabani.
“Ndihmat ishin shpërndarë në mënyra të ndryshme duke filluar nga blerja e ilaçeve, gjërave shtëpiake, pagesa në furrë për bukë për një vit të tërë, rroba, e deri te dhënia direkte e të hollave”, tregon për aksionin humanitar, Drita Ibrahimi- Shabani.
Por ky misioni për ndihmë do të vazhdojë dhe Drita Shabani ka bërë thirrje të gjithe atyre që duan të ndihmojnë familjeve me nevojë.
Më 29 nëntor 2015 në ora 12.00 – 17.00 në ABSM- Basel (ftesa vijon) shtrohet dreka e dytë humanitare për familjet me nevojë në Kosovë, që do organizohet sërish nga 5 nënat shqiptare.
“Ne së bashku me ju kemi zbutur pakëz ata në varfëri dhe keni sjell buzqeshje në fytyra të këtyre njerëzve. Edhe uratat ishin aq të mëdha nga ata dhe aty edhe njëherë e perjetuam se sa e nevojshme eshte kjo ndihmë për ta”, shprehet në emër të nënave Drita Ibrahimi- Shabani.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit29 Nëntor 2015
- Ora12:00
- LokacioniBasel
- Data e përfundimit26 Tetor 2015 - 0:00
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














