Integrimi

Merkel u drejtohet refugjatëve me ofertën për integrim

https://www.youtube.com/watch?v=Ku82oMKZS14

Integrimi i mirë i refugjatëve është çelësi i zgjidhjes së problemit të migracionit, mendon kancelarja gjermane Angela Merkel. Për këtë arsye ajo dëshiron të forcojë masat integruese. “Ne kemi mësuar nga përvoja e gastarbajterëve të viteve `60 ka thënë ajo dhe duam t`i evitojmë gabimet e bëra atëherë”, thuhet në një video të publikuar të shtunën.

Ajo që atëbotë ka qenë gabim është pritja se shumica e punëtorëve të huaj do të ktheheshin shpejt në vendet e prejardhjes.

Për të mos përsëritur gabimet nga e kaluara Merkel ofron që për ata refugjatë që kanë shanse të mira për të mbetur në Gjermani, të sigurohen kurse intensive për integrim. Një kurs i tillë nënkupton 600 orë leksione dhe mund të fillojë edhe gjatë procedurës së azilit, ka thënë kancelarja, raportojnë mediet gjermane.

Ndërsa azilkërkuesit që nuk janë të ndjekur ose të ikur nga lufta, duhet sa më shpejt të kthehen nga kanë ardhur, ka thënë Mwerkel.

Ajo e ka ngritur lart kuptimin e mësimit të gjuhës gjermane nga të ardhurit, si një çelës për në tregun e punës. Kurset nuk janë menduar vetëm për mësimin e gjuhës por edhe si masa për të mësuar diçka nga historia, kultura dhe sistemi juridik i Gjermanisë.