Fotolajmi
Shtohen zërat kundër emigrantëve në Evropë
Trendi anti-migrantë është i dukshëm në pjesë të dryshme të Evropës, ku qindra-mijëra migrantë kanë zbarkuar ose kaluar vetëm tranzit.
Partia Popullore e Zvicrës SVP, e cila është kundër migracionit, ka fituar gati 30 përqind të votave në zgjedhjet parlamentare.
Partia e Lirisë e Austrisë, e cila ka bërë fushatë me platforma “anti-migracion” dhe “anti-islamizim”, ka fituar mbi 30 përqind të votave edhe në garën për kryetar të Vjenës, edhe në zgjedhjet rajonale në Austrinë e Sipërme.
Analistët politikë thonë se partitë e krahut të djathtë me agjendat e tyre kundër migrimit frikësojnë votuesit se shoqëria e tyre po ndryshon shumë shpejt dhe rrezikon të humbasë identitetin tradicional kombëtar.
“Partitë politike të krahut të djathtë përpiqen të përfitojnë nga çështja e migrimit, si dhe nga frika për Islamin në Evropë. Të dyja janë çështje të mëdha në përpjekjet e tyre për të fituar votues dhe për të rritur ndikimin e tyre”, thotë Ralf Melzer, ekspert për ekstremizmin e djathtë në Fondacionin Friedrich-Ebert në Berlin.
Shumë parti të krahut të djathtë kanë nisur jetën si grupime të vogla.
Por, pasi kanë sukses në sondazhe, ata sfidojnë gjithnjë e më shumë institucionet e qendrës së majtë në vendet e tyre.
Danimarka është bërë me qeveri të qendrës së djathtë në muajin qershor, pasi Partia Popullore daneze ka dalë e dyta në zgjedhjet e përgjithshme. Që nga ardhja në pushtet, qeveria e re ka publikuar reklama në shtypin libanez, duke paralajmëruar refugjatët që të mos vijnë.
Disa vëzhgues politikë thonë se rritja e partive të krahut të djathtë është reagim ndaj mungesës së një debati të gjerë. Në shumë shtete evropiane ka rënë nataliteti dhe ekonomitë e tyre mund të kenë nevojë për më shumë punëtorë, por migrimi shtron pyetjen nëse evropianët do të jetojnë në të njëjtin lloj të shoqërive, siç jetojnë sot.
Douglas Murray, redaktor në revistën Spectator në Londër, thotë se partitë e qendrës dhe ato të qendrës së djathtë kanë bërë shpesh përpjekje të heshtin zërat kundërshtues, duke i quajtur racistë ose ksenofobikë. Ai paralajmëron se qasja e tillë rrezikon shfaqjen e problemeve më të mëdha në të ardhmen.
“Nëse doni të krijoni një stuhi të përsosur në Evropë, sillni qindra-mijëra njerëz nga kultura krejtësisht të ndryshme dhe, në të njëjtën kohë, bëni përpjekje të ndaloni diskutimet e ligjshme publike dhe pakënaqësitë. Kjo është stuhi e përsosur sepse, nëse njerëzit në Evropë nuk mund të shprehin pakënaqësitë e tyre, mund të ndodhë çdo gjë”, thotë Murray.
Kriza aktuale me migrantë tregon se sa të paqëndrueshme janë bërë gjërat.
Deklarata e kancelares gjermane Merkel në shtator, se vendi i saj do të mirëpresë refugjatët sirianë, është parë nga shumëkush në Evropë si gjest solidariteti me njerëzit që kanë humbur gjithçka nga lufta dhe deshpërimisht kërkojnë një jetë të re.
Por, ajo ka zemëruar jo vetëm partitë nacionaliste në Gjermani, por edhe homologet e tyre shumë më të forta në vendet e tjera. Ato e shohin Merkelin si inkurajuese të njëanshme të të huajve që arrijnë në BE.
“Gjermania do jo vetëm që të sundojë ekonominë tonë, por edhe të na detyrojë që të pranojmë qindra-mijcra azilkërkues”, ka thënë udhëheqësja e Frontit Kombëtar në Francë, Marine Le Pen.
/Radio Evropa e Lirë/
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë