Fotolajmi
I vihet flaka kampit të katërt të refugjatëve
Kampi i refugjatëve në afërsi të Munkedal, në pjesën perëndimore të Suedisë, është strehimorja e katërt për refugjatët që është djegur në Suedi për vetëm një javë.
Policia thotë se janë njoftuar rreth orës 4 të mëngjesit për një zjarr në një shtëpi për refugjatë dhe zjarrfikësit pesë orë pas shpërthimit të zjarrit nuk arritën ta lokalizojnë zjarrin.
Policia nuk raportoi për lëndime, por ata dyshojnë se bëhet fjalë për zjarrvënie.
Ndërtesa kishte 20 shtretër për refugjatët dhe, sipas Sveriges Radio, në të kishte strehuar 14 njerëz në kohën e shpërthimit të zjarrit, por të gjithë janë evakuuar në mënyrë të sigurt.
Policia ende është duke hetuar rastin e një zjarri në një ndërtesë të vjetër, e cila ishte dedikuar për akomodim të refugjatëve në Onsala, në jug të Gothenburg, e cila ishte djegur gjatë fundjavës, vetëm disa ditë pas zjarrit në dy ndërtesa të tjera, gjithashtu që ishin dedikuar për strehim të refugjatëve, Ljungbi dhe Arles në jug të Suedisë.
Gjatë vitit 2015 është raportuar për gjashtë zjarre të tjera në strehimore për refugjatët, por doli se asnjëri prej tyre nuk është shkaktuar me qëllim.
Shërbimet sociale në Suedi nuk duhet të publikojnë adresat e strehimit për refugjatët, duke pasur parasysh faktin se ata janë rrezikuar të sulmohen me zjarrvëniet.
Suedia po përballet me një numër rekord të refugjatëve.
Agjencia Suedeze për Migrim u bëri thirrje autoriteteve lokale dhe biznesmenëve që të ofrojnë objekte të reja për strehim për emigrantët.
Sipas Agjencisë, në vitin 2015 tashmë kanë kërkuar azil 95,430 persona.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë