Bota
OBSH: 1 milionë e 250 mijë të vdekur në vit nga aksidentet
Mbi 1 milionë e 250 mijë të vdekur në vit shkaktohen nga trafiku i ngarkuar, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH.
Në raportin mbi sigurinë globale të rrugëve, për vitin 2015, i cili i bazohet mbi të dhëna të mbledhura nga 180 vende, rezultojnë të dhënat të cilat tregojnë që shkaktari numër një i vdekjeve te të rinjtë 15-29 vjeç janë aksidentet rrugore.
Sic raporton VoA, raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë zbulon një hendek të madh në situatën e sigurisë rrugore mes vendeve të pasura dhe atyre të varfra.
Raporti thotë se 90% e vdekjeve në aksidente rrugore regjistrohen në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, megjithëse këto vende përfaqësojnë vetëm 54% të automjeteve që janë në qarkullim sot në botë.
Numri më i lartë i këtyre aksidenteve vërehet në Afrikë, megjithëse ky kontinent ka vetëm 2% e makinave të botës. Më pas renditet Lindja e Mesme.
Vende si Suedia, Britania dhe Holanda kanë arritur të reduktojnë me 80% numrin e viktimave nga aksidentet rrugore gjatë dekadave të fundit.
Ndër faktorët kryesorë për përmirësimin e situatës në këto vende është zbatimi rigoroz i rregulloreve të trafikut rrugor, si ulja e shpejtësisë së lëvizjes, ndëshkimi i ngarjes së makinës nën influencën e alkoolit, përdorimi i helmetave mbrojtëse gjatë ngarjes së motoçikletës, apo i rripit të sigurisë në makinë.
Një tjetër faktor që ndikon në përmirësimin e situatës është reagimi i shpejtë i ekipeve mjekësore pas aksidentit, përcjell albinfo.ch.
Raporti nënvizon gjithashtu se disa prej makinave që shiten në 80% të vendeve nuk përmbushin kriteret bazë të sigurisë. Kjo vërehet më së shumti në vendet e varfra.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit