E-Diaspora
Për herë të nëntë vjen „Swikos 2015“ në Bazel
Qyteti i Bazelit për të nëntën herë do të jetë nikoqir i Festivalit të Filmit të shkurtë SWIKOS
„Swikos“ është festivali shqiptaro-zviceran i filmit të shkurtër, i cili do të mbledhë bashkë sërish në Bazel të Zvicrës regjisorë, skenaristë dhe producentë filmash nga Kosova, Shqipëria, Zvicra , Gjermania dhe Franca që garojnë për shtatë çmimet e festivalit, i cili përmbyllet më 14 nëntor, me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Duke filluar nga 13 nëntori për dy ditë ditë resht do të prezantohen 14 projekte filmike të regjisorëve zviceranë dhe 7 të atyre ndërkombëtar.
„Swikos“ do të mbahet edhe këtë herë në sallën “Stadt Casino” të Bazelit, ndërsa hyrja për të shikuar filmat është pa pagesë.
Filmi kosovar i Lindita Zeqirajt ishte fitues i edicionit të kaluar të Festivalit të Filmit te shkurtë SWIKOS në Basel të Zvicrës
Swiss Kos Art është një Organizatë Kulturore e themeluar në prill të vitit 2007, ku për qëllim ka përafrimin apo edhe shkembimin ndërkulturor zviceran me atë kosovarë, gjegjësisht shqiptar. Kjo organizatë, pos festivalit Swikos, merret edhe me organizimin e ngjarjeve të tjera kulturore kosovare-shqiptare në Zvicër.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit13 Nëntor 2015
- Ora19:30
- LokacioniBasel
- Data e përfundimit20 Tetor 2015 - 0:00
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë