Shkurt.ch
Sibel Arslan, një deputete me prejardhje kurde në Zvicër
E para politikane me prejardhje kurde (nga Turqia) që ka arritur të zgjidhet deputete në zgjedhjet që u mbajtën dje është Sibel Arslan. Ajo ka kandiduar për formacionin e majtë BastA nga Bazeli („Basels starker Alternative”) në kuadrin e Partisë së Gjelbër të Zvicrës dhe me 7233 votat e fituara ka siguruar një vend në Parlamentin Nacional.
Sibel Arslan ka lindur në vitin 1980 në Turqi ndërsa nga viti 1991 së bashku me nënën dhe vëllezërit ka ardhur në Zvicër ku babai i saj kishte ardhur si refugjat politik gjashtë vite më parë. Në vitin 2004 ajo ka fituar shtetësinë zvicerane dhe po atë vit i është bashkuar grupacionit BastA. Ndërsa prej vitit 2005 Sibel Arslan është këshilltare në asamblenë e Kantonit BaselStadt, ku kryeson edhe grupin parlamentar të të Gjelbërve, pjesë e të cilit është BastA.
Ka studiuar drejtësinë dhe punon si juriste në administratën e Kantonit Basellandschaft.
Sibel Arslan ka thënë më herët për mediet zvicerane se nuk mund të ndjehet tama zvicerane sepse gjermanishten nuk e ka njohur si fëmijë. “Por ndjehem fuqishëm qytetare zvicerane”, ka sqaruar ajo
BastA është një grupacion politik i majtë i cili në jetën politike paraqitet së bashku me të gjelbrit dhe Partinë Socialdemokrate.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave