Lajme
Vetëvendosje, kundër “Zajednicës“ edhe në Cyrih
Sot, në qytetin e Cyrihut, qendra e lëvizjes “Vetëvendosje” për Zvicër ka organizuar një protestë. Në Cyrih u protestua kundër “zajednicës” dhe kundër demarkacionit kufitar me Malin e Zi.
“‘Zajednica’ është projekt famëkeq dhe jashtëzakonisht i dëmshëm, që si kërkesë erdhi nga pushtetarët e Serbisë, dhe u pranua nga pushtetarët tanë servilë e antikombëtarë në Kosovë. Krijimi i saj e bosnjëzon vendin, duke ia copëtuar territorin, përmes kompetencave ekzekutive që do t’i jepen asaj në 30% të territorit”, thuhet në komunikatën e publikuar në facebook nga organizatorët e protestës.
‘Zajednica’ cënon shtetin e Kosovës. E ardhmja me ‘Zajednicë’ brenda shtetit bëhet e pasigurtë!
Prandaj, edhe Diaspora i bashkëngjitet popullit të Kosovës në kauzën e tyre për mbrojtje të Republikës. Fuqishëm në kundërshtim të ‘Zajednicës’ dhe për mbrojtje të sovranitetit të Kosovës”, përfundon komunikata.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë