Integrimi
Yllka Cana, shqiptarja në hierarkinë e ushtrisë amerikane
Togerja shqiptare në ushtrinë amerikane, Yllka Cana me sukses të madh është duke u ngjitur në hierarkinë e ushtrisë amerikane. Vajza nga Livoçi i Gjilanit pritet të bëhet kapitene në ushtrinë amerikane.
Faqja në Facebook “Albanian Success Story” e cila në vazhdimësi publikon storiet e shqiptarëve të suksesshëm në Amerikë, kësaj radhe ka publikuar për Yllka Canën.
Yllka në moshën 10 vjeçare kishte lënë Kosovën dhe së bashku më familjen e saj kishin shkuar si refugjatë në Amerikë. Ajo studioi në Amerikë në drejtimet Shkenca Politike, Siguria Kombëtare e Shkencat Ushtarake dhe diplomoi me temën “Ndërhyrja ushtarake”. Yllka u trajnua për të drejtat themelore të njeriut në “The Path to Peace Foundation and the Holy See at the United Nation.
Aktualisht ajo është togere në ushtrinë amerikane dhe merret me analizimin dhe zbulimin e zonave konflikte, që mund të kenë ndikim në sigurimin ndërkombëtar. Yllka në vitin 2013 ishte pjesë e misionit të KFOR-in në Kosovë.
Në një organizim që do të mbahet me 25 tetor në New York, ndër të tjerë edhe Yllka do të tregoj një storie mbi sukseset e saj.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë