Lajme

Ecje kundër kancerit të gjirit

Sot nga ora 12 në Prishtinë është mbajtur aktiviteti i njohur si “ecja kundër kancerit të gjirit”. Kjo ecje ka filluar nga Teatri Kombëtar, me moton “zbulim i hershëm, shpëton jetë”, shkruan gazetaexpress.com.
Kanceri i gjirit mund të prek këndo nga ne, dhe diagnostikimi i hershëm do të thotë jetë.
Kjo fushatë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për të bërë monografinë, sidomos për personat nga mosha 40 vjeçare.

Në këtë ecje simbolike ka marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, e cilka ka apeluar te gratë që t`i nënshtrohen kontrollimit përkatës për të bërë diagnostifikimin e sëmundjes.