Bota

Një në katër evropianë, i rrezikuar nga varfëria

Një studim i ri tregon se në vitin e kaluar 122 milionë qytetarë të BE-së kanë  qenë në rrezik të bien në varfëri dhe izolim social.

Numri i evropianëve të prekur mbahet stabil në krahasim me vitin e kaluar, por në nivel më të lartë, krahasuar me vitin 2008, tregon më tutje studimi i Komisionit Evropian, përcjell albinfo.ch.

Pastaj në një situatë të ngjashme ishin 23.8% e qytetarëve të BE-së, në krahasim me 24.4%  të vitit të kaluar.

Përqindja më e madhe e të rrezikuarve nga varfëria janë qytetarët e Rumanisë – 40.2%. I dyti në vlerësimin negativ është Bullgaria me 40.1%, e ndjekur nga Greqia me 36%. Megjithatë, janë të kërcënuar banorët e Republikës Çeke (14.8%), e ndjekur nga Suedia (16,9%) dhe Holanda (17.1%).

Në Rumani, gjashtë vjet më parë përqindja ishte 44.2. Rritja më e madhe për gjashtë vjet deri në vitin 2014 në listën negative vëren Greqinë, ku numri nga varfëria ishte në rritje nga 28.1 në 36%, një rritje prej 7.9 pikë përqindjeje.

E ndjekur nga Spanja me një rritje prej 4.7 pikë përqindjeje dhe Qipro me 4.1 pikë për qind.

Përmirësimi më i madh është regjistruar në Poloni, ku ulja e numrit të banorëve të kërcënuar nga varfëria ka rënë për 5.8 pikë për qind.