Bota

VW tërheq 8.5 milionë automjete

VW planifikon të tërheq nga tregu të gjitha automjetet e prekur në BE.  Edhe në Zvicër duhet të përballojnë një veprim të këtillë VW.
Guido Bielmann, zëdhënësi i Zyrës Federale të Rrugëve (Astra) , tha për SRF se nuk janë bërë të ditura ende detajet për Zvicrën.
Si në Gjermani dhe Austri, pronarët e automjeteve do të ftohen që ti kthejnë veturat e tyre në Zvicër.
 “Këto automjete duhet të rikthehen në gjendjen e duhur teknike, në mënyrë që ata të plotësojnë kërkesat ligjore.” Ka të ngjarë të jenë rreth 128 mijë automjete”, tha Bielmann.
Ndërsa sipas ministrit të Transportit në Gjermani, Aleksander Dobrindt duhet të tërhiqen 2.4 milionë automjete.