Gruaja
Çmimi “Mbretëresha Teutë” i ndahet Shukrije Ramadanit
Çmimi në fjalë asaj i është ndarë për aktivitetin e palodhshëm humanitar si dhe për përpjekjet e saj për ruajtjen e identitetit shqiptar jashtë atdheut
Në 10 vjetorin e formimit të shoqatës Teuta në Zagreb është mbajtur dje një aktivitet festiv. Me këtë rast, udhëheqësja e kësaj shoqate, regjisorja e njohur shqiptare nga Kroacia, Shenida Bilalli ia ka ndarë shpërblimin e parë “Mbretëresha Teuta” zonjës Shukrije Ramadani, drejtoreshë e Qendrës Kulturore të Kosovës në Cyrih.
Çmimi në fjalë asaj i është ndarë për aktivitetin e palodhshëm humanitar si dhe për përpjekjet e saj për ruajtjen e identitetit shqiptar jashtë atdheut.
Ndarja e këtij çmimi është bërë në prani të institucioneve më të larta të shtetit kroat dhe të përfaqësuesve të Ambasadës së Kosovës në Zagreb.
Me këtë rast edhe Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë në luftën atdhetare të Kroacisë, ndau një Mirënjohje të veçantë për heroin e gdhendur në memorjen e kombit, Agim Ramadanin, për kontributin e dhënë në shërbim të atdheut.
Në këtë përvjetor të shoqatës “Teuta” një çmim iu nda edhe Diana Toskës për idenë e krijimit të himnit të Nënë Terezës.
Programin e begatoi edhe paraqitja e grupit teatral “Aktrimi” nga Zvicra i cili u mirëprit ngrohtësisht nga publiku. Grupi Aktrimi sot do të paraqitet para publikut të arbëreshëve të Zarës me pjesën tashmë të njohur teatrale nga repertori i tij, ”Nuk erdhi Veliu”.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha