Shkurt.ch
Tre vëllezërit Krasniqi*, tmerri i qytetit Zug
Vëllai më i vogël është involvuar në rrahjen e Alain Meier i cili tri ditë më vonë ka bërë vetëvrasje
Ata merren me drogë dhe rrahin njerëz: Tre vëllezërit nga Kosova kanë përhapur frikë dhe tmerr në qytetin e Zug-ut. Njëri prej tyre qëndron në paraburgim.
Dy vëllezërit më të vjetër Krasniqi (mbiemri dhe emrat janë të koduar) janë jo pak të njohur në qytetin e Zug-ut. Shumë të rinj dhe të rritur, e dinë qartë, se vëllezërit kosovarë merren me drogë. Ata i përkasin një grupi, që kontrollon tregtinë e drogës në Zug. Një djalë i ri ka folur rreth përvojës së tij që ka pasur me ta, përcjell 20.min.
Ai ka qenë i gatshëm të raportojë për përjetimet e tij vetëm me kusht të mbrojtjes së burimit, sepse kishte frikë nga hakmarrja prej tyre. “Bëhet fjalë për Hahash, `bar` dhe kokainë”, thotë ai, transmeton albinfo.ch.
Vëllezërit kanë bërë para të majme me këtë punë. Sipas informatave grupi është mjaft agresiv dhe të gjithë kanë frikë prej tyre.
Rrahja e Alain Meier i cili më vonë bën vetëvrasje
Sipas raportit që e konfirmojnë edhe burime të tjera, banda e drogës është bërë e dhunshme në mënyrë të përsëritshme. Një i ri flet në mënyrë anonime: “Shoku im ishte sulmuar prej tyre. Ata ia kanë shqyer gojën atij me një thikë”, thotë ai. Në shumicën e rasteve të kërcënojnë dhe frikësojnë.
Vëllezërit më të vjetër, Krasniqi, kanë edhe një vëlla më të vogël, 16 vjeçarin, Maliqin. Ky është i involvuar në një rast, që ka prekur gjithë Zvicrën. Ishte sulmi me rrahje që ka ndodhur më 5 shtator ndaj Alain Meier. Ai është rrahur brutalisht nga një grup të rinjsh dhe ka marrë plagë të rënda. Tri ditë më vonë ai bëri vetëvrasje. Babai i tij është i sigurt se akti i dhunës e ka shtyrë djalin të bëj vetëvrasje. Prokuroria e Zug-ut ka ndalur në paraburgim katër të dyshuar. Njëri prej tyre është edhe Maliqi.
Kjo nuk është hera e parë që i riu ka ushtruar akte të dhunshme fizike. Disa vite më parë ai së bashku me bashkëmoshatarë të tjerë kanë rrahur Andreas -in* në shkollën fillore. Atë së pari e kishin ndaluar dhe pastaj e kishin rrahur, thotë një i afërm i Andreas.
Vëllai i madh e mohon aktin
I afërmi i Andreas këmbëngul për sanksione më të rënda kundër të djalit të ri të dhunshëm.
Autoritetet ligjore të kantonit të Zug-ut nuk duan të komentojnë mbi rastin e vëllezërve Krasniqi dhe gjykimeve të mundshme penale ndaj tyre për shkak të mbrojtjes së të dhënave.
Sipas burimeve të gazetës, familja Krasniqi jeton me ndihmë sociale. Gazetari ka arritur të kontaktoj më vëllanë e Maliqit. Ai e mohon që vëllai i tij më i vogël është i përfshirë në rastin e Alain Meier. Por kur ata lënë takim për të zhvilluar bisedën më gjerësisht, vëllai i Maliqit nuk u paraqit fare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve