Uncategorized

Një shqiptare ka vdekur në Aeroportin e Cyrihut

Një grua 62 vjeçare shqiptare, ka vdekur në aeroportin e Cyrihut posa ka zbritur  të shtunën nga aeroplani i kompanisë „Air Berlin”, që vinte nga Shkupi.

Deri tani nuk është bërë e ditur për shkaqet e vdekjes, thuhet se 62 vjeçarja kishte probleme shëndetësore.

Albinfo.ch merr vesh se e ndjera ishte me origjinë nga Miratoci me banim të përkoshëm në Gjermani.

Aeroplani ka zbritur në ora 12 merr vesh Albinfo.ch nga agjencite e udhëtimit në Aeroportin e Cyrihut.