albinfo.ch
E-Diaspora
Studentët në Cyrih: Kuq e Zi në përkrahje të kombëtares shqiptare
Shumica prej tyre e kanë përcjellë nga shtëpia, por jo edhe studentët shqiptarë, të cilët kishin organizuar përcjelljen e këtij takimi në një sallë në Cyrih! Gjithherë kur luan kombëtarja shqiptare është emocionuese dhe gjen mbështetjen anembanë ku ka shqiptarë, por kjo ndeshje e mbrëmshme ishte më tepër se futboll.
Kryetarja e shoqatës së studentëve shqiptarë „Studenti”, Arbnora Aliu, tha se për këtë lojë kishin menduar para një muaji që të organizojnë diçka të tillë, në mënyrë që të gjithë studentët shqiptarë të përcjellin bashkë këtë ndeshje.
„Këtu, në këtë sallë e kemi internetin, në mënyrë që përmes digjitalbit, të cilët na kanë ofruar resiverë që lidhen me internet, ta përcjellim lojën sonte. Sot këtu kanë ardhur shumë studentë dhe ish-studentë, por ka edhe të atillë që natyrisht i kanë marrë me vete ndonjë anëtarë të familjes. Ne kemi pritur diku rreth 60 persona që do të vijnë sonte, por siç duket ka edhe më shumë”, tha Arbnora Aliu.
Ajo shpresonte se loja do të zhvillohet pa incindente deri ne minutën e fundit, sepse ne jemi mikpritës.
„Jam optimiste dhe besoj se loja do të shkojë pa probleme, ne duhet të sillemi si mikpritës, sepse ashtu edhe jemi ne, ashtu siç po i presim ne këtu me pije, ushqim të gjthë të pranishmit, njëjtë do të jetë edhe në Shqipëri, dhe ne duhet t’i tregojmë botës se nuk sillemi njëjtë keq ashtu siç janë sjellë ata me ne”, u shpreh Arbnora.
Gjersa u afruan minutat e fillimit të lojës u shtua edhe atmosfera në sallë, ku nuk munguan as veshja e studentëve me ngjyrat e kombëtares Kuq e Zi.
Salla u mbush jo me rreth 60 persona, ashtu siç ishte pritur, por shumë më tepër. Për himin e kombëtarës u ngritën të gjithë në këmbë dhe e nderuan atë dhe e kënduan. Derisa, sa herë që kombëtarja jonë krijonte raste dhe ofrohej afër golit të kundërshtarit, studentët ngriteshin në këmbë dhe e përcillnin me emocion!
Pjesa e parë mbaroi baraz dhe të gjithë ishin të kënaqur me paraqitjen e kombëtares sonë, por kërkonin të shënonin gol.
Gjatë pjesës së dytë, në mes të asaj „qetësie” të koncentrimit në lojë, një zë i lartë u dëgjua
„Poortugaaliaa” dhe të gjithë e kuptuan menjëherë se ndeshja tjetër ndërmjet Portugalisë dhe Danimarkës që ishte mjaft me rëndësi edhe për ecurinë e kombëtares sonë, u shënua një gol nga Portugalia, që në këtë rast i konvenonte shumë kombëtares tonë fitorja e Portugalisë. Të gjithë u gëzuan për këtë gol të portugezëve.
Rilind Meta, punëtor në bankën UBS, si një ish-student i ishte u bashkangjitur studentëve të tjerë për ta përcjellë lojën. Ai tha se tërë ditën ka qenë i emocionuar për lojën dhe mezi e ka pritur këtë ndeshje, ku edhe shpresonte për një fitore me rezultat 3-1 në favor të Shqipërisë.
„Të të them të drejtën, kam qenë tërë ditën në punë me emocione, sepse kam punëtorë të gjithë të nacionaliteteve të tjera dhe ndihem i emocionuar dhe krenarë që sonte është nata jonë dhe duhet të fitojmë patjetër.
Siç kam dëgjuar, ka shumë siguri në stadion, ka shumë siguri gjatë rrugëve dhe mendoj dhe shpresoj që të mos kemi probleme dhe t’u tregojmë të tjerëv çfarë shteti jemi ne si komb. Unë mendoj se Shqipëria do të fitojë me rezultat tre me një dhe shpresoj që Shqipëria të shkojë në Francë dhe të shkojmë atje t’i vizitojmë. Fitorja jonë është, s’ka asgjë tjetër”, tha Rilind Meta.
Gjersa minutat ecnin dhe edhe një barazim i konvenonte kombëtarës sonë, dhe emocionet shtoheshin, për fat të keq, në minutat e fundit të lojës, ashtu si edhe shumë herë që i ndodh Shqipërisë, pranoi golin, e cila të gjithë studentët i dëshpëroi thellë. Edhe më të dëshpëruar u bënë pas dy minutave kur pranuan golin e dytë.
Heshtja dhe fjalë dëshpërimi u dëgjuan në sallë, derisa dalë nga dalë largoheshin prej saj.
Megjithatë, gjasat për kualifikim në Euro 2016 janë ende të mëdha në taborin e kombëtarës, sepse Portugalia ka mposhtur Danimarkën, rivalin e drejtpërdrejtë për pozitën e dytë në Grupin I.
Falë këtyre dy rezultateve Portugalia ka 18 pikë, gjashtë më shumë se Danimarka që është e dyta. Një më pak se danezët ka kombëtarja shqiptare. Në xhiron e fundit Shqipëria luan si mysafire e Armenisë dhe i duhet gjithsesi një fitore për të siguruar plasmanin historik. Danimarka nuk ka më ndeshje të mbetura.
Barazimi nuk i kryen punë, pasi që Danimarka ka favor në ndeshjet e ndërmjetme me Shqipërinë. Mirëpo, edhe nëse mbetet në pozitën e tretë, kombëtarja jonë luan në barazh me një tjetër rast për kualifikim.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch