Jeta në Zvicër

Nga e hëna ndalohet shitja e makinave “Volkswagen” në Zvicër

Vendimi për ndalimin e përkohshëm të shitjes së makinave “Volkswagen”, të pajisur me softuer të diskutueshëm mbi emetimin e gazrave, në Zvicër do të hyjë në fuqi ditën e hënë, më 5 tetor, tha Shoqata e Rrugëve (OFROU).

Kjo masë vlen për makina të markave “Audi”, “Seat”, “Skoda” dhe “Volkswagen”, të prodhuara mes 2009 dhe 2014, në kategorinë e emisioneve “Euro 5” dhe të pajisur me një motor diesel në versionin e 1 2 litra, 1.6 litra dhe 2, specifikon OFROU.

Automjetet tashmë në rrugët e Zvicrës nuk janë të prekura nga ky ndalim dhe mund të vazhdojnë të përdoren ose të shiten në tregun e makinave të përdorura, thuhet në deklaratë. Kompania Amag, importuesi më i madh i makinave “Volkswagen” në Zvicër, tha se në vend janë të prekura 129.000 automjete të markave të ndryshme të këtij prodhuesi gjerman.