Gruaja

Heidi Lushtaku, konkurrencë George Clooney-t në Nespresso

Me kontratën e posanënshkruar, Heidi është bërë protagoniste ose "ambasadore" e Nespresso-s për një vit.

Është një prej shqiptareve më të bukura, imazhi i së cilës përfaqësohet sot suksesshëm në botën ndërkombëtare të modës. ​Heidi Lushtaku, 24-vjeçarja me origjinë kosovare, ka prekur së fundi kulmin  në karrierën e saj si modele. Shqiptarja e re nuk ka të ndalur me kontrata me kompani gjigante gjithandej, nëZvicër dhe jashtë saj.

Lushtaku kishte marrë këtyre ditëve një telefonatë nga Nespresso, kompani kjo pjesë e Nestle-s, koncernit më të madh botëror të industrisë ushqimore. Siç dihet, për kafenë e njohur nga kapsula “Nespresso” reklamon aktori i njohur Hollywoodit, George Clooney. Ndërsa me kontratën e posanënshkruar, Heidi është bërë protagoniste e Nespresso-s për një vit.

Ajo shumë shpejt do ta takojë edhe George Clooney-in, e ka bërë të ditur lajmin eksluzivisht për albinfo.ch 24-vjeçarja

„Eshtë kontrata ndërkombëtare më e madhe që kam bërë deri tani”, thotë Heidi për albinfo.ch. „Jam krenare dhe nuk e kam pritur se do të më kontaktojnë nga Nespresso. Ajo që më bën shumë krenare është se Nespresso më ka përzgjedhur mua si ambasadore për reklamen e tyre për Nespresso Gourmet”, ka deklruar Heidi Lushtaku.

Ajo nuk e ka takuar ende George Clooney-n, por modelistja shqiptare është e ftuar në çdo event të Nespresso-s dhe shumë shepejt do ta takojë aktorin e njohur të Hollywoodit.

Heidi e ka nisur karrierën e modelingut prej moshës 13-vjeçare, por suksesi i saj shpërtheu menjëherë pas pjesëmarrjes në “Miss Zvicra 2013”

Aktualisht është njëra nga modelistet më të njohura në Zvicër, e cila ka kontrata disavjeçare me 10 firma të ndryshme zvicerane.