Gjuha
Profesori në Suedi krijon lojën e parë të „Asociacioneve” në shqip
Të gjithë adhuruesit e enigmatikës që kanë telefona Android (Samsung, LG etj.) mund ta instalojnë lojën e parë në gjuhën shqipe të asociacioneve.
Për këtë ka menduar lir Jusufi, doktor i shkencave kompjuterike në Suedi.
Deri tash aplikacionet që kishte krijuar profesori kanë qenë të dizajnuara për hulumtues.
Iliri, me origjinë nga Presheva, kishte krijuar aplikacione për hulumtimin vizuel të të dhënave metabolike.
Të gjitha këto kanë qenë në kuadër të hulumtimeve për doktoraturën e tij.
Ndërsa “asociacionet” thotë t’i ketë bërë për dy arsye.
„E para, sepse mungon diçka e tillë në gjuhën shqipe dhe, e dyta është për shkak të lëndës që do ta ligjërojë këtu, e cila ka të bëjë me zhvillimin e aplikacioneve mobile”, tha për albinfo.ch Ilir Jusufi.
Nëse loja do të jetë e suksesshme, Iliri do të bëjë të gatshëm edhe versionin për iOS.
Lojën mund ta shkarkoni duke klikuar këtu ose kërkoni në “Playstore” si asociacione.
Iliri është ligjërues në Fakultetin e Media Teknologjisë – drejtim ky i përafërt me shkencat kompjuterike.
Ai ligjëron lëndë të ndryshme, disa nga të cilat marrin pjesë më shumë se një profesor. p.sh. si grafika kompjuterike edhe animacionet, ose temat aktuale nga teknologjitë për media.
Pas doktoraturës, Iliri për një vit kishte kaluar në Universitetin e Kalifornisë në Davis, ku ishte përfshirë në një projekt për analizën e performancës së superkompjuterëve nëpërmes vizualizimit.
Projekti ishte realizuar në bashkëpunim me Laboratorin Nacional Lawrence Livermore, ku edhe gjendet superkompjuteri i tretë më i shpejtë në botë.
Pas asaj kohe kishte kontribuar me përvojën e tij duke ligjëruar në Kosovë për 4 muaj.
Më shumë për Ilir Jusufin: link
Të ngjashme
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha