Gjuha
Aplikacion për fëmijët e diasporës: Mësojmë shqipen duke luajtur
"Mendova sa mirë do të ishte që të kishte një lojë ku edhe do fëmijët në diasporë edhe të mësonin gjuhën shqipe edhe do të kënaqeshin duke luajtur"
Ideja i ka lindur derisa po e shihte të bijën 6 vjeçe të motrës duke luajtur në disa aplikacione telefoni, gjithsesi, në gjuhën gjermane. “Mendova sa mirë do të ishte që ajo ta kishte një lojë ku edhe do ta mësonte gjuhën shqipe edhe do të kënaqej duke luajtur. Dhe kjo lojë do të përhapej te sa më shumë fëmijë shqiptarë kudo në diasporë. Kështu, iu përvesha punës për krijimin e aplikacionit”, tregon Xhelil Sadikaj, 26 vjeçar nga qyteti Winterthur, kantoni i Cyrihut.
Lidhur me atë se ku është mbështetur kur e ka krijuar këtë aplikacion, Xhelili thotë se në gjuhën shqipe nuk ka njohur ndonjë model që do ta merrte si bazë për krijimin e tij. “Më vonë, pasi që e kam ndërtuar aplikacionin “gjuha shqipe”, e kam parë se në Shqipëri ishte një abetare elektronike por që është më e ndërlikuar, e vështirë për tu përdorur nga fëmijët parashkollorë shqiptarë në diasporë. Varianti që e kam krijuar unë i përshtatet shkallës së zhvillimit të fëmijëve 2-3 deri 6 vjeçarë në diasporë. Pastaj figurat i kam “veshur” me veshjet kombëtare shqiptare për ta bërë lojën më tërheqëse dhe për t`i lidhur fëmijët më shumë me traditën.
Konceptin dhe dizajnin e kam bërë vet (me laps) ndërsa konstruktimin teknik e kam bërë përmes kompanive jashtë Zvicrës. Bile, tregon Xhelili, gjatë komunikimit në gjuhën angleze me këto firma kishte moskuptime lidhur me alfabetin e gjuhës shqipe që, ndryshe nga alfabetet tjera, ka më shumë shkronja.
Shqip, me Ilirin, Teutën dhe Shqiponjën
Sa i përket pjesës foljore, kam angazhuar dy fëmijë të vegjël në Prizren të cilët e kanë pasur zërin e bukur dhe diksionin e pastër. Në lojë janë tre karaktere: Iliri, Teuta dhe Shqiponja. Për tekst kam përdorur shembuj nga abetaret në gjuhën shqipe në Shqipëri dhe në Kosovë.
Ka më shumë se një muaj që kanë filluar edhe shkarkimet e këtij aplikacioni. Xhelili thotë se është shumë i kënaqur me pritjen që i është bërë. “Deri tash janë shkarkuar mbi 10 mijë aplikacione ndërsa kam marrë më shumë se 7000 like përmes postimeve në facebook dhe ka shumë të interesuar që ta shkarkojnë gjegjësisht ta blejnë aplikacionin”. Në të vërtetë, siç e sqaron autori, ky aplikacion jepet në dy versione: Versioni i plotë, komplet kushton 3 franga ndërsa versioni “free” është falas por aty janë të përfshira shkronjat deri në shkronjën N të alfabetit. Kjo u shërben si provë për të vendosur pastaj a do ta blejnë aplikacionin komplet. Ndërsa ata që e duan gjithë alfabetin mund të paguajnë 3 franga.
Nga përvoja e deritashme del se rreth 90 për qind e blejnë versionin komplet vdhe vetëm 10% mbeten me versionin jo të plotë. Dhe duhet thënë se shumica e atyre që e marrin versionin gratis janë nga Kosova dhe Maqedonia, dhe nuk kanë account për të bërë pagesën, plotëson Sadikaj.
Kundër reklamave brenda aplikacionit
Interesimi më i madh është në mesin e shqiptarëve në Zvicër, SHBA, Gjermani dhe Austri. Ai thotë se e ka pasur edhe propozimin që gjithë aplikacionin ta ofrojë gratis por në atë rast do të duhej të vendoste reklama në të. “E kam vlerësuar se për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve të cilëve u dedikohet aplikacioni, nuk është mirë të ketë reklama brenda tij”, thotë Xhelili, duke arsyetuar versionin gjysmë komercial të krijimit të tij.
Aplikacioni mund të shkarkohet në të gjithë androidët dhe apple në tabletë dhe në smartphona. Sigurisht pasi që fëmijët kaq të vegjël zakonisht nuk kanë smartfonë personalë, atë e shkarkojnë prindërit e tyre. E bukura në këtë lojë është se aty ka interaktivitet, fëmijët nxiten që të mendojnë për “t`ia qëlluar” zgjidhjes që kërkohet aty, duke vepruar me gisht mbi ekran dhe në këtë mënyrë përmes lojës e mësojnë më mirë jo vetëm alfabetin por edhe gjuhen shqipe
I pyetur se a ka menduar të bëjë diçka të ngjashme edhe për fëmijët mbi gjashtë vjeçarë, autori thotë se nuk preferohet pasi që të gjitha studimet thonë se fëmijët që kane kaluar moshën 6 vjeçare i hulumtojnë dhe i gjejnë vetë aplikacionet dhe nuk i pranojnë ato që ua ofrojnë të rriturit. Ndërkaq ai ka në plan që të bëjë edhe një aplikacion për ë njëjte moshë “Shqipja jonë 2” dhe më vonë edhe për fusha tjera si për matematikë, kafshë etj.
Për informacione më të hollësishme të gjithë të interesuarit mund të drejtohen në portalin luajme.com. ndërsa në facebook në faqen shqipja ime.
Të ngjashme
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha