Kultura
Flaka Goranci, thjesht e magjishme!
Mezzosoprani i ngrohtë i këngëtares nga Kosova Flaka Goranci e perfeksionon përjetimin e papritur tingullor. Ajo e bën poezinë e madhe që të depërtojë përtej çdo barriere...
Thjesht, mrekulli. “Albanian Flowers” siç titullohet albumi i Flaka Gorancit, i zhyt dëgjuesit e tij në një botë të pabesueshme tingujsh dhe butësie të “Terra incognita-s” së Ballkanit, Shqipërisë dhe Kosovës. Lule poetike muzikore që rrëfejnë për malet, për grykat, brigjet, urat e vjetra, lulekëmbanat dhe betimet e dashurisë, për miqësitë dhe dasmat, shkruan Wiener Zeitung dhe transmeton albinfo.ch shkrimin për albumin e këngëtares shqiptare nga Kosova te cilin e ka promovuar gjatë majit në Vjenë.
“Bashkë më ansamblin “Dielli” do ta fillojmë nje turne më 16 tetor në Tiranë, për të vazhduar më 6 nëntor në Prishtinë, më 7 nëntor në Gjakovë si dhe më 6 dhjetor në Cyrih, është shprehur Goranci për albinfo.ch tek ka folur rreth turneut të saj për promovimin e albumit “Albanian Flowers”.
Mezzosoprani i ngrohtë i këngëtares nga Kosova, Flaka Goranci, e perfeksionon përjetimin e papritur tingullor. Ajo e bën poezinë e madhe që të depërtojë përtej çdo barriere dhe përmes këngës popullore të përpunuar në këngë artistike popullore ajo na ofron një pamje në artin e atdheut të saj, shkruan më tutje Wiener Zeitung.
Në orkestrimin e realizuar nga Kushtrim Gashi me piano (Mennan Bërveniku), violinë (Adela Frasineanu) dhe violonçel (Edison Pashko) bëhet e qartë se sa rëndësi kulturore-historike ka ajo (muzika) për historinë e kësaj pjese të Evropës. E magjishme.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë Çdo dimër në Zvicër bora shkakton probleme për hekurudhat. Një ekspert i hekurudhave përmend disa arsye...
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës