Sport

Hyka, kavalieri që josh publikun femëror në stadiumin e Lucernit

FC Luzerni e ka problem kronik mungesën e publikut femëror në ndeshjet që luan si vendës në Lucern. Për të rregulluar këtë problem të vogël imazhi, shefat e këtij klubi futbollistik të superligës zvicerane kanë pasur një ide interesante: të gjitha femrat që vijnë të shikojnë ndeshjet e FC Luzernit do të paguajnë biletën vetëm nga 10 franga.

Dhe për t`ua kumtuar këtë sihariq është zgjedhur, kush tjetër pos një futbollist shqiptar. Si më “kavalieri” prej tyre Jahir Hyka 27 vjeçar, përshëndet dhe i mirëpret në stadium me një trëndafil në gojë vizitoret nga gjinia e bukur.

Në këtë pozë së paku paraqitet ai në një reklamë prej një faqeje të plotë në gazetën “Neue Luzerner Zeitung”, duke bërë aluzion në emisionin “Bachelor” ku një i ri flirton me vajzat të cilat konkurrojnë për t`ia marrë zemrën “Bachelorit”.

Nga ajo që shohim në foto, duket se Jahmiri simpatik ia ka dalë. Tash duhet të pritet vetëm se a do të dalë me sukses edhe aksioni për të sjellë publikun femëror në stadium.