Jeta në Zvicër
Martesat me detyrim: Shumica e viktimave, të rritur në Zvicër
Sipas një studimi, thuhet se çdo vit ndodhin rreth 340 martesa me detyrim në Zvicër. Numri i rasteve të paraportuara është ndoshta shumë më i madh.
Anu Sivaganesan nga Zwangsheirat.ch thotë për srf se martesat me detyrim ndodhin në të gjitha kontinentet.
Në Amerikë, për shembull, njerëzit nga Meksika janë më shpesh të prekur. Sipas një studimi federal të vitit 2012, në Zvicër më së shumti janë të prekur njerëzit nga Ballkani, Turqia dhe nga Sri Lanka.
„Nëpërmes diskutimeve në zwangsheirat.ch ne e dimë se edhe nga vende të tjera aziatike ka të prekur, si nga Pakistani, Afganistani, India, Siria, Libani, Irani dhe Iraku. Të fundit vijnë emigrantët nga Somalia apo Eritreja”, thotë në këtë intervistë Sivaganesan, përcjell albinfo.ch.
„Viktimat që kërkojnë ndihmën tonë janë të lindur ose të rritur kryesisht këtu. Bëhet fjalë për një presion: kur një i ri, i cili u rrit këtu dhe ankohet për solidaritetin e treguar me familjarët e tij, në mënyrë që ai u martua me një grua nga vendi i origjinës. Për fat të keq, ky solidaritet shkel të drejtën e zgjedhjes së lirë të partnerit”, thotë Sivaganesa.
Ai tha se arsyet që sjellin martesat me deytrim janë tradita e trashëguar dhe familiarizmi.
„Edhe religjioni mund të ndikojnë në vendimin e martesës kur është fjala për vlerësimin e virgjërisë ose qëndrimin ndaj homoseksualitetit”, thotë Sivaganesa, duke treguar për një gamë të tërë të mundësive dhe masat kundër martesave me detyrim.
Që nga mesi i vitit 2013 disa ndryshime legjislative janë në fuqi.
„Nëse dikush mund të ofrojë dëshmi të mjaftueshme, një martesë me detyrim, pas tre vjetësh, mund të shpallet e pavlefshme”, thekson Sivaganes
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit