Shkurt.ch
Zviceranët, borxhlinjtë më të mëdhenj
Me një mesatare prej 157.446 eurosh (rreth 171.600 franga zvicerane) zviceranët, sipas një studimi, kanë më së shumti para në botë.
Në të njëjtën kohë ata kanë shkallën më të lartë të borxheve, ose 80.000 euro (rreth 87.000 franga) për kokë banori, sipas një krahasimi ndërkombëtar.
Në raport Prodhimi i Brendshëm Bruto është 122 për qind, siç mund të shihet në publikimin e “Global Pasuria Report” nga Allianz. Kështu, zviceranët janë deri në fyt në borxh, më shumë se fqinjët e tyre gjermanë. Në Gjermani, përqindja në raport me PBP-në është 55 për qind.
Viteve të fundit, megjithatë borxhi ishte rritur më ngadalë se asetet në Zvicër.
Në gjithë botën asetet financiare të ekonomive private familjare në vitin 2014 janë rritur 8.1 për qind, në një nivel të ri rekord prej 100.6 miliardë eurosh.
Në kuadër të masave shtrënguese dhe reduktimin e borxhit, asetet në eurozonë u rritën për herë të parë që nga kriza financiare më shumë se në Amerikën e Veriut.
Megjithatë, rritja më e shpejtë e aseteve ishte regjistruar në rajonin e Azizë, duke përjashtuar Japoninë.
Asetet financiare neto u rritën në vitin 2014 me gati një të pestën. Kjo rritje është nxitur megjithatë pjesërisht nga një rritje e portofolit të letrave me vlerë, veçanërisht në Kinë.
Në anën tjetër, në dekadën e fundit është rritur dukshëm hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në shumicën e vendeve të zhvilluara, veçanërisht në SHBA, siç shkruan Allianz, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra