Shqiptaro-zviceranët dhe Zgjedhjet Federale 2015
Për një kandidim serioz nevojitet përkushtim i madh
Gara të cilës i është rrekur politikania me rrënjë nga Prizreni, është një sfidë e madhe duke ditur konstelacionin e forcave në kanton dhe brenda vet partisë
Ylfete Fanaj është femra e parë shqiptarozvicerane që është votuar në legjislativin e këtushëm lokal. Fillmisht , nga viti 2007 ajo ishte zgjedhur këshilltare në asamblenë e qytetit të Lucernit nga Partia Socialdemokrate ndërsa nga viti 2011 edhe në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Në mars të vitit 2015 Ylfetja ështe rizgjedhur këshilltare (deputete) në Parlamentin e Kantonit, duke arritur rezultatin e dytë më të mirë nga kjo parti. Ndërkohë, për angazhimin e saj të suksesshëm në këtë parlament ajo është zgjedhur së fundi edhe kryetare e Grupit Parlamentar të partisë së saj.
Kandidimit për zgjedhjet nacionale ajo nuk i ka dhënë shumë publicitet në mediet shqiptare. “Kandidatura ime është shpallur në muajin qershor por nuk kam dashur “ta bëj shumë të madhe” këtë punë. Fundja, kandidimi ose futja e emrit tënd në një listë kandidatësh nuk është kushediçfarë, nëse ti pastaj nuk e arsyeton atë me fitore ose me mbledhje të sa më shumë votave”, thotë Yleftja në bisedë me albinfo.ch. Ajo shton se “për një kandidim serioz nevojitet përkushtim i madh, një punë në vazhdimësi dhe e qëndrueshme, e nuk mjafton një futje në listë në një palë zgjedhje dhe pastaj të harrohet kjo punë. Megjithatë, secili që kandidohet e ka qëndrimin e vet dhe mundësinë të vendosë në mënyrë autonome, kjo është e drejta e tij ose e saj”, shprehet Ylfete Fanaj.
Gara të cilës i është rrekur politikania me rrënjë nga Prizreni, është një sfidë e madhe për të, duke ditur konstelacionin e forcave në kantonin e saj por edhe brenda vet partisë.
“I gjithë kantoni i Lucernit jep 10 deputetë nacionalë ndërsa ne, socialdemokratët aktualisht kemi vetëm një deputete, e cila ka kandiduar sërish. E gjithë lufta po zhvillohet që ky vend deputeti të fuqizohet me më shumë vota ose, sipas mundësive, të fitojmë edhe një vend deputeti tjetër”, thotë ajo, duke e pranuar se megjithatë kjo e fundit është diçka vështirë e arritshme. Në zgjedhjet e kaluara, deputetja që aktualisht është e zgjedhur pati fituar rreth 24 mijë vota por kjo nuk është diçka statike, mund të ndryshojë në varësi nga pjesëmarrja e zgjedhësve në votime ose nga konkurrenca etj.
Ylfetja thotë se për të, sikurse edhe për gjithë SP-në e Lucernit prioritet ka grumbullimi i sa më shumë votave për partinë dhe pastaj në rend të dytë vjen suksesi i saj personal. Megjithatë, ajo është aktive në fushatë dhe merr pjesë në debate publike dhe aktivitete të tjera pariake.
Por sa do të ndryshojë situata e saj në rast se bëhet parlamentare në nivelin nacional krahasuar me punën që bën tash në Parlamentin Kantonal? “Në një rast të tillë ndryshon gjithçka. Në rend të parë, ajo që dihet, çështjet që trajtohen në atë nivel janë çështje të rëndësisë nacionale dhe ndryshojnë nga këto të kantonit apo të komunës. Pastaj, në rast se zgjidhem, duhet të rishikoj edhe statusin tim personal të punës, pasi që puna në parlamentin e vendit si deputete është edhe angazhim i shtuar në krahasim me atë në kanton”.
Ylfetja thotë se vota pret nga të gjithë ata që kanë të drejtë vote në kantonin e saj “por sigurisht do të më gëzonte që të votohem edhe nga sa më shumë bashkatdhetarë të mi me shtetësi zvicerane. Sidoqoftë, më zgjodhën mua ose dikë tjetër, unë u apeloj atyre që të dalin në numër sa më të madh në zgjedhjet e 18 tetorit”, thotë ajo.
Sikurse dihet, Partia Socialdemokrate udhëhiqet angazhohet për drejtësi dhe barazi sociale, shanse të barabarta, ndarje të drejtë të pasurisë, me moton e saj të njohur “Për të gjithë, në vend se për një pakicë”.
Puna në parlament të kërkon angazhim të shtuar
Sa do të ndryshojë situata e saj në rast se bëhet parlamentare në nivelin nacional krahasuar me punën që bën tash në Parlamentin Kantonal? “Në një rast të tillë ndryshon shumëçka. Në rend të parë, ajo që dihet, çështjet që trajtohen në atë nivel janë çështje të rëndësisë nacionale dhe ndryshojnë nga këto të kantonit apo të komunës. Pastaj, në rast se zgjidhem, duhet të rishikoj edhe statusin tim personal të punës, pasi që puna në parlamentin e vendit si deputete është edhe angazhim i shtuar në krahasim me punüen që bëj në kanton”.
E-Diaspora
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues Janë bërë mbi 30 mijë aplikime, ndërsa 1,990 janë refuzuar...
-
Çfarë i premton PDK diasporës?
-
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
-
Hyra Morina Sylkaj, shqiptarja e parë shofere e autobusit në Vjenë
-
11 kompani nga Diaspora në Konventën e 7-të të industrisë së drurit në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Rënia e normës së hipotekave në Zvicër parashikon një lajm të mirë për blerësit Hipotekat ishin bërë më të shtrenjta në Zvicër pasi normat e inflacionit u rritën pas pushtimit...
-
Rritja e çmimeve zvogëlon kërkesën në tregun zviceran të banesave
-
Aargau është kantoni zviceran me “lirinë” më të madhe
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pritet të ulë më tej normat e interesit
-
Karin Keller-Sutter, zyrtarisht presidente e Zvicrës për vitin 2025