Integrimi
Kandidati Bullakaj merr mbështetje masive në Rorschach
Të shtunën, më 26 shtator në Rorschach të kantonit të St. Gallenit është mbajtur një podium debati dhe pas tij një koncert në mbështetje të kandidaturës së Arbër Bullakajt për Parlamentin Nacional të Zvicrës. Në ë dyja aktivitetet kishin ardhur më shumë të interesuar se ishte pritur madje pati më tepër të interesuar se sa kishte vende në sallë, ishin rreth 800 veta. Në pjesën e koncertit rreth 300 veta kanë mbetur jashtë.
Në debat kanë marrë pjesë deputeti në Dhomën e Kantoneve Paul Rechtsteiner , deputetja nacionale Claudia Friedl, deputetja nacionale Barabara Gysi dhe parlamentari i Wil-it, kandidat për deputet në Parlamentin Nacional Arbër Bullakaj.
Aktivitetin e ka mbështetur këshilli për mbështetjen e Arbër Bullakajt dhe organizatori Robert Ukaj nga Megaevent.
Të katër pjesëmarrësit në debat kanë bërë fjalë për politikat e Partisë Socialdemokrate lidhur me çështje të migracionit, integrimit etj.
Në pjesën e koncertit, publikun e kanë argëtuar yje të muzikës dhe humorit shqiptar si dhe Ansambli “Abëresha” nga Sirnach-u.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit” Një tjetër çmim prestigjioz për gazetarin Diamant Salihu...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025