albinfo.ch
CH-Ballkani
Shqiptarët ndihmojnë refugjatët sirianë në Zvicër
Grupi vullnetar i shqiptarëve mendon për të ardhmen të sjellë në dritë një qendër humanitare dhe më të gjerë në organizime të tjera bamirësie për njerëzit në nevojë
Shteti zviceran fillimisht ka pranuar 500 refugjatë nga Siria për të vazhduar edhe më tutje rritjen e numrit për pranimin e mëtutjeshëm të tyre. Ndërsa kantoni i St.Gallen, në bashkëpunim me UNHCR-në kanë filluar me një numër simbolik prej 50 azilkërkuesve sirianë.
Në vazhdën e kësaj situate ardhja e një numri më të madh të tyre në Zvicër dhe vendosja nëpër kantone të ndryshme ka bërë që shumë shoqata bamirëse të inkuadrohen në dhënien e kontributit të tyre në vazhdimësi.
Qendra strehimore “Marienberg” që gjendet në qytezën Rheineck momentalisht ka rreth 160 azilkërkues, të cilët gjatë ditës festive të Kurban Bajramit janë mbledhur për të festuar së bashku me një grup shqiptarësh, që vullnetarisht kanë sjellë dhurata të ndryshme për ta.
Organizatorët, motrat Lejla dhe Nexhla Medii, me prejardhje shqiptare nga Maqedonia, u kanë mundësuar fëmijëve sirianë që të marrin dhurata të ndryshme gjatë kremtimit të festës së Kurban Bajramit. E veçanta e kësaj është se motrat Medi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” kanë njoftuar shoqërinë e tyre që t`iu bashkangjiten iniciativës për mbledhjen e të hollave në ndihmë për azilkërkuesit.
“Duke kujtuar se ne gjithmonë u blejmë fëmijëve tanë nga një dhuratë për festa të ndryshme, na erdhi kjo ide në korniza shumë të vogla. Ne deshëm të mbledhim pak para e të blejmë disa ëmbëlsira, mirëpo vullneti i njerëzve ishte shumë i madh dhe për një javë arritëm të mbledhim rreth katër mijë franga zvicerane. Kur pamë që kemi mjete të mjaftueshme, shkuam edhe në qendra të tjera në këtë rajon të St.Gallen për të bërë të njëjtën gjë sikur këtu në “Marienberg”, ka thënë Lejla Medii.
Raste të shumta që tregohen nga refugjatët të ardhur nga Siria nuk janë të pakta, ato janë të ndryshme dhe secila e ka dhimbjen e vet. Kërkesa më e madhe e tyre vjen për shoqëri, e për t’u rrëfyer me njerëz. Duke u nisur nga humbja e familjarëve gjatë luftës atje, plagosja apo edhe raste kur ata shohin njerëzit e tyre të marrë peng, janë gjëra tmerruese dhe asnjëherë të harrueshme. Njëra ndër refugjatet, e cila në kushte anonime tregoi se si e ka humbur vajzën e saj 17-vjeçare gjatë luftës në Siri, ishte shumë emocionale.
“Këtu jam vetëm me katër fëmijët e tjerë më të vegjël, ndihem shumë e lodhur dhe nuk mund ta harroj atë moment kur nuk kam mundur të jem në gjendje t`i ndihmoj vajzës sime për të mbijetuar, duke u munduar t`i ruaj këta që i kam pranë sot në Zvicër”, është shprehur ajo.
Kurse, Nexhla Medii për “Albinfo.ch” ka shtuar se me kaq nuk është kryer puna e azilkërkuesve që janë këtu. Ajo thotë se kjo ishte vetëm një shenjë e vogël, ngase qëllimi i saj ishte fillimisht gëzimi i fëmijëve në këtë festë.
“Ne e dimë që në çdo festë më së tepërmi gëzohet fëmija. E me këtë organizim ne deshëm që edhe prindërit që nuk kanë mundësi t`i gëzojnë fëmijët e tyre, në këso raste të jemi ne ata që kujdesemi për njerëzit në nevojë”, ka thënë Medii.
Azilkërkuesit nuk kanë nevojë vetëm për ndihma materiale, ata janë shprehur më së shumti të nevojshëm për ndihma shoqërore, morale. Sipas tyre, kjo jetesë në këto kampe është shumë e izoluar dhe ky është qëllimi i tyre deri në vendosjen afatgjate në kushte të mira jetese, që të jenë më të afërt me njerëzit këtu, e gjithashtu edhe me punët që mund t’i kryejnë për shtetin zviceran.
“Nuk kemi pasur ndonjë kontakt të mëhershëm me refugjatët, por shpresoj se me këtë organizim të vogël sado pak mund edhe të drejtojmë njerëzit e tjerë që në mënyrë vullnetare ta bëjnë punën e tyre humanitare duke u ndihmuar në forma të ndryshme këtyre refugjatëve që tashmë janë vendosur në këtë kamp”, thotë Lejla Medii, duke shtuar krahasimin e saj me luftën e fundit në Kosovë.
“Ne shqiptarët jemi shumë të senzibilizuar nga ky aspekt dhe kemi parë se sa vullnetarë janë shqiptarët për të ndihmuar kur është çështja e azilkërkuesve, duke e kujtuar historinë tonë se si e kemi përjetuar, e kjo është rruga që ne duhet ta vazhdojmë edhe më tutje duke ua shtrirë dorën njerëzve që nuk e kanë të rregulluar jetën normale të tyre”, thotë ajo.
Grupi vullnetar i shqiptarëve mendon për të ardhmen të sjellë në dritë një qendër humanitare dhe më të gjerë në organizime të tjera bamirësie për njerëzit në nevojë, e jo vetëm për sirianët.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch