albinfo.ch
Feja
500 shqiptarë nga Zvicra udhëtojnë për në haxh
Shqetësim vazhdon të mbetet rritja permanente e çmimeve, e megjithatë duket që kjo nuk ndikon aspak në zvogëlimin e numrit të personave që dëshirojnë të kryejnë këtë obligim fetar.
Qyteti i shenjtë për myslimanët Mekka, pritet që këtë vit të jetë nikoqir i mbi 3 milion vizitorëve, vlerësojnë mediet arabe. Çdo vit, në muajin Dhul Hixh-xha, bazuar në kalendarin Islamik, qindra mijë njerëz nga i gjith globi, udhëtojnë për në Mekke.
Këtë vit nga Zvicra do të udhëtojnë 1200 persona, ndërsa numri i shqiptarëve duket që është më i madh në krahasim me vitin e kaluar dhe mbërrin në reth 500. Shqetësim i vizituesve vazhdon të mbetet rritja permanente e çmimeve, e megjithatë duket që kjo rritje nuk ndikon aspak në zvogëlimin e numrit të personave që dëshirojnë të kryejnë këtë obligim fetar. Këtë vit, çmimet sillen diku në mes 5000 deri në 8000 franga zvicrane.
Për të mësuar më detajisht mbi organizimin, risitë dhe të tjera çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me temën në fjalë, kemi kontaktuar Hafëz Nebi Rexhepin, imam në njërën nga xhamitë shqiptare në Cyrih dhe pronar i Kompanisë “Shqiptari”, e cila merret ekskluzivisht me organizimin e udhëtimeve për në vendet e shenjta.
Kur jemi tek mënyra e organizimit, Rexhepi thotë se viteve të fundit hasin në vështirësi të shumta. Sipas tij, sistemin e ri e ka diktuar Ministria e Haxhit (e Arabisë Saudite), e cila është përgjegjëse në këtë sektor.
„Organizimi i haxhit nuk është aq i vështirë, aq sa është me rrezik. Ministria e Haxhit na ka obliguar që të gjitha pagesat të realizohen para se të merren vizat. Unë jam i obliguar që të paguaj për 285 persona, aq sa do të udhëtojnë me mua, para se unë ta kem plotësuar kuotën e vizitorëve. Kjo pjesë është shumë me rrezik, pasi që bëhen pagesa të mëdha nëpër hotele, pa e ditur se sa njerëz do të kesh mundësi të mbledhësh” – shton mes tjerash, organizatori Rexhepi.
Me agjensinë “Shqiptari”, pritet që gjatë ditës së sotme të udhëtojnë 286 persona. Fluturimi do të realizohet prej aeroportit të Cyrihut për në Amman dhe nga Ammani në Xhidde të Arabisë Saudite. Kthimi planifikohet të realizohet nga qyteti i Medines, më 07 tetor.
„Grupit të haxhive do t`i prijnë 6 hoxhallarë dhe një grua. Bashkë me ne do të udhëtojë dhe një mjek, i cili ka qenë disa herë në Mekke dhe Medine dhe ka bërë një përvojë shumë të mirë në këtë drejtim.” – thotë Nebi Rexhepi.
Që nga viti 2011, kemi kaluar në kategorinë VIP
Kur jemi tek risitë që kanë të bëjnë me çështjen e organizimit, Rexhepi thotë se viti 2011 ka qenë viti i fundit që ka organizuar haxhin në mënyrën e vjetër. Që nga viti pasues ai ka kaluar në një shkallë më të lartë, duke u ofruar haxhinjve kushte dhe më të mira. “Që nga ai vit kemi kaluar në kategorinë VIP”, thotë ai.
„Këtë vit p.sh. përveç kushteve që u ofrojmë në fluturim dhe hoteleve, haxhinjtë tanë do ta kenë mundësinë që edhe në qarkullimin tokësor të shijojnë udhëtimet me autobusët më të rrinj që shfrytëzohen atje. Pesë vitet e fundit Hotelet kanë qenë me 5 yje si në Mekke ashtu edhe në Medine” shprehet Rexhepi.
Kur jemi tek çmimet, edhe vetë bashkëbiseduesi ynë e pranon se ato janë të larta, por ai thotë që vetë haxhinjtë janë ata që kërkojnë luks dhe si rezultat rritja e çmimeve është e pashmangshme. Në këtë pikë, Rexhepi shprehet i hapur dhe flet më detajisht rreth mundësive që ofrojnë dy qytetet dhe çmimet e mundshme që duhet të paguajnë haxhinjtë, nëse vazhdojnë të kërkojnë luks pas luksi.
„Vetë haxhnjitë janë ata që kërkojnë luks. Luksi nuk ka kufij. Për çdo vit kërkesat e haxhinjve që udhëtopjnë me mua sa vijnë dhe shtohen. Duhet ditur që çdo luks, e ka dhe çmimin e vet” – nënvizon Rexhepi.
Pyetjes sonë se çfarë çmimesh mund të presim për shembull, në vitin 2025, Rexhepi i përgjigjet: „Këtu asgjë nuk mund të jetë e sigurt. E dini mirë se valuta saudite, riali, është e lidhur ngushtë me dollarin amerikan. Nuk është e thënë që çmimi të rritet patjetër. Është shumë e mundur që pas 10 viteve çmimi të bëhet 3000 ose 3500 franga për shembull, varësisht nga lëvizja e valutave. Janë të dy mundësitë në lojë. Mund të zbresë edhe mund të rritet. Momentalisht çmimi është i lartë, nuk e konsideroj të ulët, por mund edhe të dyfishohet”.
Duke u bazuar në ndërtimet gjithnjë e më luksoze, në njërën anë dhe kërkesat haxhinjve gjithnjë e në rritje, në anën tjetër – them se çmimi mund edhe të dyfishohet.
Mekka: 10 000 deri në 20 000 euro, një dhomë hoteli
Sipas Rexhepit, shumë haxhinj shqiptarë udhëtojnë në çifte, burrë dhe grua dhe tani më kanë filluar të kërkojnë dhoma në vete edhe në Mekke, ku çmimet janë shumë të larta.
„Nga bisedat që kam zhvilluar me pronarët e hoteleve kam mësuar se një dhomë hoteli me dy krevatë në afërsi të Qabes, kushton 10 000 euro e përpjetë. Maksimumi shkon deri në 20 000 euro. Nëse një çift vendos të marrë një dhomë më vete në Mekke, duhet të jetë i përgatitur për një çmim të këtillë ” – thotë organizatori shqiptar, i cili posedon kontigjentin më të madh të vizave në Zvicër.
Edhe përkundër çmimeve të kripura shihet se interesimi i besimtarëve për të shkuar në haxh nuk zvogëlohet aspak. Për këtë Rexhepi thotë se „rritja e çmimeve, nuk i zvogëlon kërkesat për udhëtim. Ka mbi 17 vite që bëj organizimin e haxhit. Interesimi i njerëzve për të udhëtuar, në Mekke dhe Medine vazhdon, madje numri i të interesuarve është në rritje e sipër. Këtë vit më është dashur që mbi 30 persona t`i refuzoj për shkak të pamundësisë për t`i furnizuar me dokumentacionin e nevojshëm”.
Sipas Rexhepit, nga Zvicra do të udhëtojnë 1200 persona. Ndërsa 500 prej tyre janë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.
Në fund të bisedës, Nebi Rexhepi u sugjeron të gjithë atyre që do të udhëtojnë për në vendet e shenjta, që “me vete të marrin durimin”. „Sado që të jetë organizimi i mirë, përsëri fluksi i madh i njerëzve, në një kohë dhe vend të caktuar, e bën punën e vet. Haxhiu duhet të përgatitet moralisht. Do të ketë raste kur mbi 24 orë do të jenë pa gjumë. Andaj përgatitja shpirtërore është shumë e nevojshme për gjithësecilin”. – thotë në fund të bisedës për albinfo.ch, Hafëz Nebi Rexhepi, Imam dhe organizator i haxhit.
Agjensioni i udhëhequr nga Rexhepi, edhe këtë vit ka organizuar një seminar mbi haxhin. Këtë seminar e parasheh paketa e udhëtimit, me çfast obligohet në pjesëmarrje çdo udhëtarë. Furnizimi i haxhive me njohuritë themelore të haxhit, është dhe qëllimi i këtij seminari.
“Merreni me vete durimin!”
“Merreni me vete durimin!” Nebi Rexhepi u sugjeron të gjithë atyre që do të udhëtojnë për në vendet e shenjta, që “me vete të marrin durimin”. „Sado që të jetë organizimi i mirë, përsëri fluksi i madh i njerëzve, në një kohë dhe vend të caktuar, e bën punën e vet. Haxhiu duhet të përgatitet moralisht. Do të ketë raste kur mbi 24 orë do të jenë pa gjumë. Andaj përgatitja shpirtërore është shumë e nevojshme për gjithësecilin”
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha