Integrimi
Festë e mirënjohjes shqiptare për mikpritjen zvicerane
Krahas broshurave turistike dhe videoklipeve nga vendet turistike shqiptare, ishte shtruar një tavolinë me ushqime tradicionale shqiptare
Me iniciativë të përbashkët aktivistësh shqiptarë dhe zviceranë, dy shoqatat kulturore „Dielli“ dhe „Sharri“ organizuan të shtunën një festë me karakter kulturor në ambientet e shtëpisë së kulturës në Amriswil.
Ky inspirim është rezultat i familjes së Frank Lochbaum dhe aktivistit Ali Zekirja. Maturantja e re, Vanesa Lochbau, ka krijuar një lidhje emocionale me shqiptarët gjatë punës së saj në përgatitjen temës së diplomës me grupin e komunitetit shqiptar në kantonin Thurgau, nga ku kanë lindur shumë miqësi të reja mes komuniteteve që jetojnë në këto anë.
Takimet e direkte janë më të mira se të lexosh një libër apo të infomohesh përmes literaturës, tha në hapje të këtij eventi të titulluar „Festa“, panelistja Valbona Gashi.
„Mirë që shqiptarët i njohim përmes futbollit në ekipin nacional, por kjo nuk mjafton. Për t’ju ikur paragjykimeve është më mirë të krijosh vetë një pasqyrë përmes takimeve direkte me ta, me ne, ngase unë, Valbona Gashi jam vetë kosovare e lindur këtu në Zvicër dhe jam mësuese e shkollës sekondare në Basel“.
Në emër të qytetit Amriswil me një fjalë rasti u paraqit Madeleine Rickenbach, përgjegjëse për kulturë dhe migracion.
Ajo vlerësoi lartë inicativën shoqatave shqiptare për të organizuar këtë event sot këtu, të cilin e vlerësoi model të bashkëpunimit që shërben për uljen e paragjykimeve, për të cilat ne shpesh lejojmë të ndikohemi nga tjerët apo nga mediet, u shpreh Rickenbach.
Ndryshe, një e treta e banorëve të Amriswilit ka rrënjë të kulturave tjera, kanë tjera zakone, flasin ndryshe dhe shpesh sjellin historitë e tyre tek ne, tha para mysafirëve përfaqësuesja komunale Rickenbach. Takime të kësaj natyre ndihmojnë në zvogëlimin e paragjykimeve, u shpreh ajo e lumtur që është pjesë e këtij eventi kulturor.
Mes tjerash, organizatorët krahas shumë broshurave turistike të përcjella me videoklipe nga vendet turistike shqiptare, kishin shtruar një tavolinë të gjatë të mbushur me ushqime tradicionale shqiptare.
Por para se t`i shijonin këto, grupi „Aktrimi“ kishte përgatitur një pjesë teatrale që pasqyronte gjendjen e një punëtori të huaj në Zvicër, vend ky që ka ofruar strehë dhe mundësi për një jetë më të mirë për shumë punëtorë të huaj.
„Ky takim ka një mesazh falënderues për Zvicrën si vend mikpritës që na ka ofruar mundësi të ndërtojmë të ardhmen tonë dhe të familjeve tona“, u shpreh në fund të eventit mësuesi i edukatës fizike në shkollën e Arbonit, Ekrem Çoti.
Zviceranja e re, e lidhur shpirtërisht me shqiptarët
Ky inspirim është rezultat i familjës Lochbaum. Vanesa Lochbau, maturante, ka krijuar një lidhje emocionale me shqiptarët gjatë punës së saj në përgatitjen temës së diplomës me grupin e komunitetit shqiptar në kantonin Thurgau. Nga ku kanë lindur shumë miqësi të reja mes komuniteteve që jetojnë në këto anë.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha