Fun

Bëhen bashkë binjakët për herë të parë pas 68 vjetësh

Ata ishin ndarë në Gjermani në fund të Luftës së Dytë Botërore, mënjeherë pas lindjes. Për vite me radhë ata nuk dinin asgjë për njëri-tjetrin. Pothuajse 70 vjet më vonë ata takohen.

George Skrzynecky dhe Lucian Poznanski kanë lindur nga fundi i Luftës së Dytë Botërore në Gjermani. Nëna e tyre, një grua polake, i solli fëmijët e saj në jetë në një kamp, po ajo papritmas ishte sëmurë dhe nuk ishte më në gjendje të kujdeset për binjakët, kështu që fëmijët ishin marrë nga Kryqi i Kuq në Poloni dhe ishin dhënë për adoptim.

Ata nuk dinin asgjë për njëri-tjetrin për vite.

Ata u ndanë dhe rriten në familje të ndryshme. Për vite me radhë ata nuk dinin asgjë për njëri-tjetrin. Nëna e tyre ishte vënë në kërkim të tyre më vonë, por nuk u lejua për t’i parë binjakët. Ajo vdiq më 1952.

Në vitin 1960 George kërkoi nga Kryqi i Kuq për ta gjetur vëllain e tij. Por, pa sukses. Ndërsa Lucian kishte krijuar familjen e tij në Poloni, ndërsa George u transferua në Kaliforni për të filluar një jetë të re atje.

Vetëm në vitin 2014 arriti Kryqi i Kuq për të vendosur kontakt në mes të dy vëllezërve binjakë. Tani, 68 vjet më vonë, ata u takuan në Poloni për herë të parë. Takimi i tyre nuk mund të mos jetë emocional.