Dorina Podrimja dhe Heidi Lushtaku
Gruaja
Edhe Dorina Podrimja dhe Kështjella Pepshi ndër 100 femrat më të bukura në Zvicër
Përveç Heidi Lushtakut, revista “Maxim” ka shpallur edhe Dorina Podrimën dhe Kështjella Pepshin në listën e femrave më të bukura në Zvicër
Javën që shkoi, “albinfo.ch” raportoi që bukuroshja Heidi Lushtaku është zgjedhur nga revista “Maxim” si njëra nga vajzat më të bukura në Zvicër. Por revista me famë ndërkombëtare të shtunën ka shpallur edhe listën përfundimtare të 100 femrave më “hot”.
Përveç Heidi Lushtakut, për të dytin vit radhazi zgjidhet edhe modelja tjetër shqiptare e njohur në Zvicër, Dorina Podrimja. “Jam e kënaqur dhe është nder për mua që më zgjodhën prapë sikur në 2014 ndër 100 femrat më të bukura nga Gjermania, Zvicra dhe Austria. Kjo për mua është një dëshmi se në fushën e modelimit vazhdoj të kam suksese”, ka thënë Dorina për “albinfo.ch”, ndërsa fotografinë e saj për këtë revistë e ka realizuar fotografi shqiptar në Zvicër, Admir Saiti.
Pjesë e kësaj liste është edhe ish “Miss Universe Kosova” dhe kandidatja për Parlamentin Zviceran, Kështjella Pepshi. “Është një kënaqësi e imja, që të renditem nga revista më prestigjioze, “Maxim”, një ndër femrat më të bukura dhe të suksesshme në Zvicër”, shprehet Kështjella.
Revista e cila është dedikim për meshkuj dhe ka shtrirje në Gjermani, Zvicër dhe Austri, edhe vitin e kaluar në mesin e 100 vajzave më të bukura kishte futur shqiptaret Dorina Podrimja dhe Luanda Krasniqi.
E-Diaspora
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit” Një tjetër çmim prestigjioz për gazetarin Diamant Salihu...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025