Fotolajmi

IS: Refugjatët janë mëkatarë që po ikin në Evropë

Refugjatët sirianë dhe libianë, të cilët po ikin në Evropë, kanë bërë mëkate të mëdha duke i ekspozuar fëmijët e tyre para të pafeve, drogës dhe alkoolit,  rekomandojnë xhihadistët nga Shteti Islam IS, në numrin e fundit të revistës “Dabik” në gjuhën angleze.

“Për fat të keq, disa sirianë dhe libianë janë të gatshëm të rrezikojnë jetën dhe shpirtrat e fëmijëve në udhëtimin e tyre të rrezikshëm”,  shkruajnë xhihadistët.

Ata përdorin fotografi tronditëse të djalit të mbytur sirian Ajlan, për të paralajmëruar refugjatët që të mos ikin për të shpëtuar në Perëndim.

Megjithatë, në revistë fotoja u publikua me  titullin “Rrezik i largimit nga Darul-Islam”, vendet e Islamit që janë vetëshpallur kalifat i IS në Siri dhe Irak, shkruan AFP.

Teksti thotë se shumica e familjeve që ikin në Evropë vijnë nga zonat nën kontrollin e presidentit sirian Bashar al Aasad dhe zonat kurde, ku luftimet po zhvillohet me IS.

Xhihadistët kontrollojnë një territor të madh në Irak dhe Siri, ku ka rreth 10 milionë njerëz.

“Kërkoj që të dini se braktisja vullnetare e Darul – Islam për shkak të vendeve të pafeve është një mëkat i madh, si dhe braktisjen e Islamit për Krishterimin”, shkruajnë xhihadistët.

“Nëse ju nuk bini në mëkat, ata do të harrojnë gjuhën e Kur’anit, arabishten e përdorur në Siri, Irak, Libi, duke e bërë kthimin e saj dhe të mësuarit e vështirë”, përcjell Routers shkrimin e revistës.

IS mori kontrollin e shumë  territoreve të Sirisë dhe Irakut vitin e kaluar, duke imponuar sundimin brutal, torturimin, vrasje, përdhunimin, duke shkaktuar mijëra refugjatë  sirianë dhe irakianë në Evropë.