Lajme

Biserko: Serbia përmes Asociacionit do ta bllokojë Kosovën

Aktivistja serbe e të drejtave të njeriut, Sonja Biserko thotë se Serbia nëpërmjet Asociacionit do ta bllokojë mosfunksionimin e Kuvendit të Kosovës

Drejtoresha e Komiteti i Helsinkit në Beograd, Sonja Biserko, shpreh shqetësimin e saj se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë do të mund të përdorej si levë e Beogradit për ta penguar shtetin e Kosovës. Ajo thotë se qëllimi i institucioneve serbe është ta pengojë zhvillimin e Kosovës.

Në një intervistë për lajmi.net, aktivistja më me zë e të drejtave të njeriut në Ballkan, Biserko thotë se nëse qeveria serbe do të kishte për qëllim mosfunksionimin e institucioneve shtetërore të Kosovës, posaçërisht Kuvendit, sipas saj, këtë mund ta arrijë përmes këtij asociacioni.

Për këtë, Biserko e kritikon edhe vet planin e Ahtisaarit që, sipas saj, ka lënë shumë hapësirë për keqinterpretim të gjërave.

“Marrëveshja Brukseli II do të duhej të nënkuptonte që zgjidhja e çështjes së Kosovës të përparojë, të paktën kur është fjala për dokumentet e nënshkruara. Megjithatë, siç ndodhë rëndom, zbatimi në jetën reale përballet me pengesa dhe vështirësi të shumta”, konsideron Biserko.

Statuti i Asociacionit ka mbetur të përpilohet, e Serbia siç tha ajo, po mundohet që ky statut të jetë i ngjashëm me atë të Republika Srpska-s në Bosnje, që do të thotë vështirësim të jetës së serbëve në Kosovë dhe integrimin e tyre në shoqëri e shtet.

“Njëra nga versionet e paraqitura është Plani i Ahtisaarit të cilin Serbia e ka refuzuar në vitin 2007. Ahtisaari kishte krijuar hapësirë për zgjidhje e cila mund të jetë jofunksionale për shtetin e Kosovës, përderisa nuk ka dëshirë politike për një integrim të serbëve në Kosovë:, konsideron Biserko.

Pala kosovare insiston në atë që komuniteti serb dhe komunat të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe ta konsultojë edhe Gjykatën Kushtetuese. Dhe duket, sipas saj, ka pasur sukses. Por ajo që nuk duket mirë është se asociacioni i komunave, siç tha Biserko, është e bazuar në parime etnike, dhe jo, themi në ato gjeografike apo ekonomike.

Në pyetjen se çfarë qëllimi mund ta ketë Serbia që të arrijë përmes këtij asociacioni, Bisrko thotë se rrezikun më i madh është se “kjo bashkësi të shndërrohet në instrument të Beogradit, i cili, përmes saj do të kontrollonte Kuvendin e Kosovës”.

Megjithatë aktivistja serbe thotë Beogradi do ta kuptojë që një Kosovë stabile është në interes jo vetëm të Kosovës por edhe Serbisë dhe të gjithë rajonit.

“Ilustrimi po ndodhë, Serbia më shumë eksporton në Kosovës se sa në Rusi. Gjithashtu ekziston komunikim në nivel të shoqërisë civile që po i mbanë lidhjet me Kosovën gjatë këtyre viteve. Megjithatë, kjo normalisht nuk është e mjaftueshme pa angazhim të shtetit. Beogradi gjithmonë ka kërkuar mundësitë që me Tiranën të merren vesh për ndarjen e Kosovës”, tha ajo.

Biserko përmendi akademikun serbë Dobrica Çosiq, i cili gjithmonë ka folur për të drejtën e shqiptarëve për vetëvendosje e në anën tjetër, sipas saj, fshihet përpjekja për bashkimin e serbëve, veçanërisht atyre të Republika Srpska-s.

Biserko në këtë intervistë ka folur edhe për samitin e Vjenës, dhe përpjekjen ndërkombëtare për afrimin e dy popujve shqiptarëve dhe serbëve.