Zhvillim
Zvicra dhe Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshjen për taksat e dyfishta
Zvicra dhe Shqipëria kanë nënshkruar sot në Tiranë një protokoll mbi ndryshimin e marrëveshjes për taksat e dyfishta në fushën e tatimit të të ardhurave dhe të pasurisë.
Krahas rregullave të reja mbi këmbimin e informacioneve në fushë të tatimeve, marrëveshja mund të përshtatet edhe në pika të tjera të politikës që udhëheq Zvicra në lëmin e marrëveshjeve për tatime, thuhet në një njoftim të Zyrës Federale të Zvicrës për taksa. Në veçanti pajtimi për klauzolën e ndarjes bën të mundur evitimin e taksimit të dyfishtë.
Sa i përket taksave për licenca, klauzola përkatëse parasheh që secila marrëveshje me përparësi në këtë fushë që në të ardhmen Shqipëria do ta lidhë me ndonjë vend të BE-së ose të EWR-së do të vlejë edhe për Zvicrën, gtransmeton albinfo.ch. Ndërsa një klauzolë tjetër parandalon që nga përparësitë e marrëveshjeve të përfitojnë persona që nuk e kanë këtë të drejtë.
Pas përmbylljes së negociatave, më 19 prill 2015 ishte bërë parafimi i protokollit të ndryshimit, i cili pastaj u ishte dërguar për miratim kantoneve dhe shoqatave ekonomike. Pasi që të gjitha e kishin miratuar, u mbetet kuvendeve të dy shteteve që ta miratojnë këtë marrëveshje.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa do të rritet sigurimi shëndetësor, buka dhe kafja në Zvicër Në Zvicër, çmimi i një filxhani kafeje në kafene dhe restorante është rritur për të pestin...
-
Pas reshjeve të borës, shkaktohen kolona e vonesa në transportin publik në disa kantone
-
Cyrih: Për shkak të reshjeve atmosferike u anuluan 43 fluturime
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?