Integrimi
Fytyra e bukur e humanizmit: Leonita Kurtaj
Leonita ndihmon vullnetarisht në Kryqin e Kuq Gjerman duke shoqëruar refugjatët nga Kosva e Shqipëria dhe duke perkthyer për ta
Ajo është vetëm 17 vjeçe dhe u jep njerëzve një zë: Leonita Kurtaj. Vendlindja e saj është Bitburgu, rrëfen nxënësja e klasës së 12 të gjimnazit.
“Jam e lindur dhe e rritur këtu por prindërit e mi kanë ardhur para 20 vitesh nga Kosova”.
Kjo është arsyeja që Leonita, krahas gjermanishtes e flet edhe gjuhën shqipe, angleze dhe atë frënge. Një fat i mirë për Kryqin e Kuq Gjerman (DRK) në Bitburg, ku ajo ndihmon në mënyrë vullnetare, shkruan trierischesvolksfreund.de, transmeton albinbfo.ch.
“Ka shumë refugjatë që nuk e dinë asnjë fjalë gjermanisht. Ndërsa “komunikimi” me këmbë e me duar nuk ndihmon në kontakt me autoritetet”, thotë Leonita. Për këtë arsye ajo aktualisht shoqëron refugjatët nga Shqipëria dhe nga Kosova në entin social apo në spital, dhe flet për ta.
Leonita e kujton mirë angazhimin e saj të parë, me fund të pikëlluar: duhej t`ia komunikonte një familjeje nga Shqipëria lajmin se do të dëbohej nga Gjermani. Ajo dëshiron t`u qëndrojë njerëzve pranë në raste të tilla, kur ata edhe qajnë. Por, aty nuk mund të ndryshohet gjë, e pranon edhe Leonita.
Megjithatë, njerëzit e fitojnë shpejt besimin e saj. Një djalë që ajo ka takuar në qendrën e azilit në Bitburg aq shumë ishte emocionuar që mund të fliste me Leonitën në gjuhën e tij amtare sa që i kishte ofruar, në shenjë falënderimi jogurtin që kishte në dorë, përcjell albinfo.chj. Ky rast e kishte emocionuar shumë vajzën.
Kur ta ketë mbaruar maturën, Leonita dëshiron të punojë “diçka sociale”, siç shprehet ajo. Vajza e re me rrënjë nga Kosova dëshiron që edhe më tutje t`i ndihmojë refugjatët dhe t`u ofrojë atyre kurse të gjermanishtes.
Ajo thotë se “refugjatët e varfërisë” nuk kanë pothuajse fare shanse të gjejnë këtu një atdhe të ri, për këtë arsye shpreson që në vendet e tyre të prejardhjes të ketë një punë më të madhe për sqarimin e kësaj. Leonita do të gëzohej shumë sidomos nëse do të angazhoheshin sa më shumë njerëz dhe të mos ekzistonte frika nga kontakti me të huajt. “Dhe që refugjatët të mos shihen si probleme por si njerëz”, shton ajo
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriLeonita Kurtaj
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Shoqata
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra