Lajme

Bogoevski: Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, 5 milionë i morën kesh

Një aferë e madhe korruptive e cila u trajtua nga Gjykata e Nju Jorkut ka prekur rëndë drejtuesit e BDI-së. Sipas dëshmisë, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi morën 6 milionë € kesh

Dëshmia e ish-shefit të policisë sekrete të Maqedonisë dhe ish-këshilltari i Qeverisë, Sllobodan Bogoevski, dhënë avokatit të Komisionit amerikan për letër me vlerë (SEC) në Nju Jork, ka atakuar rënë dy përfaqësuesit e partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin.

Sipas këtij agjenti, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Musa Xhaferi, njëherësh zëvendëskryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, kanë marrë 5 milionë euro nga “Magjar Telekom”.

Në dëshminë e tij Bogaevski dha detaje të hollësishme për “Magjat Telekom”dhe kompaninë e saj motër – “Telekomi i Maqedonisë”, për të gjitha operacionet dhe aktivitetet në të cilat ka marrë pjesë edhe ndërmjetësuesi i tyre, i angazhuar nga biznesmeni kontrovers grek, Dimitris Kondominas.

Para gjykatës së Nju Jorkut, Bogoevski ka folur për miton e marrë nga partnerët shqiptarë të Qeverisë së vitit 2005-2006 të drejtuar nga ish-kryeministri Vllado Buçkovski me qëllim të korruptimit të tyre.

Kështu, në transkriptin e publikuar në 166 faqe, të cilat i transmeton Koha.net, Bogoevski i përmend Buçkovskin dhe personat A.A. dhe M.Xh. se në më shumë raste, më ndërmjetësim të njerëzve të Kondominas, kanë marrë mito në vlerë prej 7.5 milionë euro (në kesh).

I pyetur nëse i njeh personat me inicialet A.A. dhe M.Xh., Bogoevski thotë se ata janë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi dhe sipas tij, paratë u janë dhënë për t’i korruptuar zyrtarët shqiptarë.

Bogoevski thotë se partnerët shqiptarë të Qeverisë së atëhershme kanë kushtëzuar nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim në mes të dy palëve, me pagesën e këstit të parë të shumës së marrëveshjes për ryshfet në vlerë 2.5 milionë euro.

Bashkëpunëtorë të Buçkovskit dhe Kondominasit kanë udhëtuar për në Tetovë tek shtëpia e Abdilhalim Kasamit, shef i atëhershëm i financave në BDI, thotë Bogoevski, sipas të cilit aty kanë qenë edhe Ahmeti dhe Xhaferi. Atyre, siç dëshmon Bogoevski, paratë u janë dorëzuar në kesh.