Fun

Vdes njeriu më i shkurtër në botë

Chandra Bahadur Dangi jetonte në një fshat rreth 400 kilometra larg Kathamandu, kryeqytetit të Nepalit.

 

  • AFP

  • AFP

  • AFP

Njeriu më i shkurtë në botë ka ndërruar jetë. Chandra Bahadar Dangi nga Nepali ishte vetëm 54,6 centimetër i shkurtë, ndërsa ka vdekur në moshën 75 vjeçare, njofton “albinfo.ch”.

Ai ka vdekur të enjten në mbrëmje në një spital në Samoan Amerikane, ka thënë një zëdhënëse e klinikës.

Dangi jetonte në një fshat rreth 400 kilometra larg Kathamandus, kryeqytetit të Nepalit.

Në nëntor të vitit të kaluar, Libri i rekordeve botërore të Genisit bëri të mund të takoj Dangin me njeriun më të gjatë në botë, turkun Sultan Kosen, në një organizim në Londër. Kosën është i gjatë 2,51 centimetra