Zhvillim
Shqipëria inspirohet nga Zvicra për menaxhimin urgjent të mbeturinave
Me iniciativë të programit zviceran për zhvillimin lokal dhe decentralizimin, në kuadër të financimit nga Zyra zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, u organizua një udhëtim studimor në Zvicër me pjesëmarrjen e 30 personaliteteve nga Shqipëria
Çështja e menaxhimit të mbeturinave në Shqipëri është një problem shqetësues dhe urgjent. Pikërisht për këtë arsyenga data 31 gusht deri më 4 shtator, me iniciativë të programit zviceran për zhvillimin lokal dhe decentralizimin, në kuadër të financimit nga Zyra zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, u organizua një udhëtim studimor në Zvicër me pjesëmarrjen e 30 personaliteteve nga Shqipëria nga data 31 gusht deri më 4 shtator.
Përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Urban, Enti Rregullator i Ujit, Ministria e Mjedisit, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Departamenti i Koordinimit të Strategjive, deputetë si dhe 14 kryetarë bashkishë dhe 3 kryetarë qarku morën pjesë në këtë panel diskutimi dhe vizitash nëpër site depozitimesh dhe përpunimesh të mbetjeve me qëllim sjelljen e eksperiencës zvicerane në menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri.
Organizimin e vizitave nëpër site depozitimi dhe shpjegimin teknik mbi metodën e përpunimit dhe menaxhimit të mbetjeve e siguroi organizata e inxhinierëve CSD, e cila ka një eksperiencë 40-vjeçare në këte fushë. Të enjten, pikërisht në Zyrat e CSD në Fribourg u organizua një panel diskutimi me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Ekonomisë së Zvicrës (SECO), Zyra për zhvillim dhe bashkëpunim (DDC), programi zviceran i zhvillimit lokal dhe decentralizimit (DLDP) si dhe përfaqësues nga Helvetas Swiss Intercooperation.
Alex Widmer, përgjegjës në DDC për programin e zhvillimit në Ballkanin perëndimor, i njohu të pranishmit mbi rolin e Zyrës zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim në ndihmë të këtyre vendeve në mënyrë që të promovojë paqen, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik e social. Në këtë perspektivë prioritetet e Zvicrës për Shqipërinë shtrihen në 3 sektorë: Zhvillimi ekonomik dhe punësimi i të rinjve, shëndetësia, si dhe zhvillimi lokal, decentralizimi dhe përmirësimi i demokracisë.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomise së Zvicrës dhe manaxheri i programit për Shqipërinë, Daniel Bruderer, kujtoi se që nga viti 1992 SECO është aktive në Shqipëri, duke mbështetur mes tjerash sektorin e energjisë dhe gazit, rehabilitimin e digës së hidrocentralit të Fierzës dhe ka ushtruar rol shtytës për projektin TAP. Krahas infrastrukturës, SECO mbështet fuqimisht edhe menaxhimin e mbetjeve.
Jens Engeli Co-Team leader regjional për Evropën lindore dhe këshilltar i qeverisjes lokale në Helvetas Swiss Intercooperation, e cila është mandatuar nga Ministria e Jashtme e Zvicrës për të zbatuar programin për Shqipërinë, ftoi të pranishmit të japin mendimin e tyre mbi eksperiencën e Zvicrës në lidhje me menaxhimin e mbetjeve dhe si mund të aplikohet në Shqipëri.
Përshtypjet
Për znj. Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë së Shkodrës, mënyra e menaxhimit të mbetjeve në Zvicër është tepër admiruese, por gjetja e një metode të përshtatshme për aplikimin në Shqipëri varet nga konfigurimi i reformës së re territoriale, sensibilizimi i njerëzve, nga aftësia për manaxhimin e resurseve në dispozicion.
Eduart Shalsi, deputet në parlamentin shqiptar, siguroi nga ana e tij se propozimi i ligjit për mbetjet nuk do të kalojë pa marrë një feedback nga kryetarët e bashkive. Ai i ftoi këta të fundit të reflektojnë në bazë të eksperiencës që konstatuan në Zvicër. Më tej z. Shalsi falënderoi qeverinë zvicerane për asistimin dhe citoi edhe ambasadorin e Shqipërisë që Zvicra është donatori i 4-t më i madh në Shqipëri.
Ndërsa nga ana institucionale dhe qeverisëse Oriana Arapi, drejtoreshë në Departamentin për koordinim dhe planifikim strategjik, siguroi për një vendimmarrje sa më të shpejtë dhe shpërndarje sa më të mirë për manaxhim korrekt të fondeve. Ajo theksoi gjithashtu që brenda 2016-ës do të kalojë një draft ligj në parlament për zhvillimin rajonal dhe do të ngrihet një Agjenci kombëtare për këtë qëllim.
Nga ana e tij, prof. Stefan Pffaefli nga Shkolla e lartë ekonomike e Lucernës, duke pasur një eksperiencë të gjatë në Shqipëri, i përfshirë gjithashtu në reformën territoriale, u kërkoi të pranishmëve të respektojnë dhe të implementojnë me përpikmëri udhëzimet nga DLDP që konsistojnë në identifikimin e potencialit zhvillimor të bashkive dhe në hartëzimin e shërbimeve që ato ofrojnë.
Në përfundim, Felix Schmidt, anëtar i bordit drejtues të CSD Engineers, këshilloi kryetarët e bashkive të vënë në praktikë një metodë, e cila mundëson një zgjidhje të qëndrueshme duke pasur parasysh edhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Dritan Mustafaj
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Referendumi për të frenuar lobimin politik në Zvicër Aktualisht, zyrtarëve të zgjedhur u kërkohet të votojnë në mënyrë të pavarur - pa udhëzime nga...
-
Demokracia në Zvicër: Pjesëmarrje e ulët në votime – a është kjo demokratike?
-
Trotinetët elektrikë të lirë nuk janë gjithmonë të cilësisë së mirë, paralajmërojnë ekspertët
-
Zvicër: Ku të gjeni karburantin më të lirë
-
Zvicra përpiqet ta bëjë ushtrinë më atraktive për vajzat e reja