Bota

Fondi norvegjez ka humbur 40 miliardë në muaj

Fondi norvegjez shtetëror i investimeve, i cili është më i madhi në botë, regjistroi humbje serioze për shkak të paqëndrueshmërisë në tregjet e aksioneve.

Në muajin e fundit fondi me asete me vlerë 840 miliardë dollarë ka humbur më shumë se 5% të tyre ose gati 40 miliardë dollarë, sipas drejtorit ekzekutiv ,Yngve Slingstad, cituar nga “Bloomberg”, përcjell albinfo.ch.

Lajmi vjen plotësisht i logjikshëm pas rënies serioze në tregjet kineze.

“Pas viteve të lobimit, Fondi ka marrë në fillim të vitit një kuotë për të rritur investimet e tyre në aksionet kineze prej 1.5 në 2.5 miliardë. Fondi kishte një investim prej rreth 27 miliardë $ në Kinë dhe Hong-Kong vitin e kaluar”, komentoi Slingstad.

Përveç kësaj, fondi ka një humbje shtesë prej 8,7 miliardë dollarë në tremujorin e dytë të vitit, i cili është rezultati i parë negativ financiar në tre vjetët e fundit.
Zhvlerësimi i juanit ka iniciuar reduktimin e ri të mbi 20% në indekset kineze, i cili pritet të çojë në humbje të mëtejshme për fondin në këtë tremujor.