Bota

Mbi 300 mijë refugjatë në Evropë përmes Mesdheut

Mbi 2,500 njerëz kanë vdekur këtë vit në ujërat e Mesdheut, duke mos përfshirë rreth 200 persona që dyshohet se janë mbytur në brigjet e Libisë gjatë 24 orëve të fundit

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara UNHCR ka thënë se numri i refugjatëve dhe migrantëve që kanë kaluar Detin Mesdhe për të arritur në Evropë, ka kaluar 300 mijë këtë vit.

Sipas UNHCR-së, shifra është shumë e lartë nëse krahasohet me 219,000 migrantë gjatë gjithë vitit 2014.
Mbi 2,500 njerëz kanë vdekur këtë vit në ujërat e Mesdheut, duke mos përfshirë rreth 200 persona që dyshohet se janë mbytur në brigjet e Libisë gjatë 24 orëve të fundit.

Në Austri, më shumë se 70 refugjatë u zbuluan të enjten vdekur në një kamion pranë kufirit hungarez. Për cdo ditë mijëra refugjatë, kalojnë përgjatë Mesdheut në Greqi, nëpërmjet Maqedonisë, Serbisë dhe Hungarisë për të mbërritur në Evropë.