Tematike
Nga mbrojtja e kosovarëve deri në kundërshtimin e Blocher-it
Ueli Leuenberger nga të gjelbërit, braktis Parlamentin Nacional pas dymbëdhjetë viteve dhe një angazhimi mbresëlënës për të drejtat e njeriut dhe ato të migrantëve.
Lufta e tij kundër “Blocherizimit” të Zvicrës është bërë beteja e tij kryesore. Ueli Leuenberger, këshilltar kombëtar nga radhët e të gjelbërve, ka vendosur të braktisë parlamentin federal pas një mandati 12 vjeçar.
“Gjithmonë e kam mbështetur këtë rregull nga partia ime për ta siguruar pasardhësin. Por nuk ka rënë mirë sepse, pas një jete plot angazhim ku kam punuar shpesh në 200% për një pagë 50%, tanimë më duhet ta gjej një punë si 63 vjeçar.” Dalja në pension duket të jetë koprace. Nuk është planifikues i mire, Ueli Leuenberger? Ai tregon se kurrë nuk ka pasur planifikim të karrierës. Megjithatë, CV-ja e tij është mbresëlënëse: kuzhiner, metalurg, sindikalist, asistent social, themelues i Universitetit Populor Shiqptar dhe Këshilltar Komunal në Qytetin e Gjenevës, në Këshillin e madh, dhe në Bernë, gjë e cila e ka bërë president të partisë ekologjike të Zvicres (2008-2012) pasi që e kishte ushtruar dëtyren e nënkryetarit (2004-2008).
Dëbimi i Blocher-it
Nga vitet e tij në Parlamentin Federal, politikani ka punuar për një vetëdijësim ekologjik që ka mbetur vetëm te fjalët. Por gjëja e cila ka lënë gjurmë në politikën zvicerane, sipas tij, është vështirësimi i politikave të azilit dhe të imigrimit nën efektin kontaminues të partisë radikale të djathtë UDC. Si nënkryetar i të Gjelbërve, Ueli Leuenberger ishte njëri nga motorët e aleances sekrete për të dëbuar këshilltarin federal Christoph Blocher. Për këtë, militanti ka dëshmuar se ishte strateg i fortë, tregon Antonio Hodgers, këshilltar i Shtetit nga partia e të Gjelbërve, i cili e ka shoqëruar atë për gjashtë vite në Këshillin Kombëtar. Bilanci i tij në presidencen e partisë? “E ka mbajtur vijen, dhe i ka dhënë më shumë vizibilitet mbrojtjes së azilit dhe ambientit.” Presidenti, i cili ishte kritikuar brenda partisë së tij sepse konsiderohej shumë “i majtë”, është përshkruar në të kundërten nga mbështetësit e tij si një mbledhës. Patrice Mugny, një i gjelbër poashtu, i cili ishte paraardhës i tij, i dallon njerëzit e sigurisë dhe ata të bindjeve: “Ueli Leuenberger është njeri i dialogut, dhe në të majtën është vështirë të gjeni njerëz të tillë, prandaj duhet të theksohet kjo çështje.”
Me origjinë modeste
Por njeriu di ta rrahë tavolinën kur kolegët e tij nga partia Bastien Girod (ZH) dhe Yvonne Gilli (Saint-Gall) thërrasin për një kufizim të imigracionit, dhe këtë pa e debatuar nga brenda partisë: “M’është dashur t’ua rikujtoj disa parime, gjë e cila ka kontribuar në partia të mos aderoj në tezat e Ecopop. Dhe kjo ishte arsya pse disa të gjelbër kanë bërë kampanjë kundër meje”.
I lindur në një familje modeste punëtore në një fshat të Bernës, ai thot për babain e tij, metalurg, socialist, sindikalist dhe flautist, që “e ka pasur një vetëdijësim të madh, edhe nëse nuk e kishte thënë”. Kur u bë 16 vjeç, adoleshenti filloi një punë praktike si kuzhiner në një hotel Luksoz në Lucerne, që ishte edhe pika fillestare për angazhimin e tij sindikal për mbrojtjen e migrantëve. “Pothuajse të gjithë 80 punëtorët ishin të prekur nga iniciativat e Schwarzenbach. Ndryshe, kushtet e punës praktike ishin të mjerueshme dhe e krijova një grup sindikal me qëllim të restaurimit të punëtorëve.” Në atë kohë, ai mobilizohet po ashtu edhe kunder vullnetit të forcave të Bernit për të ndërtuar një central berthamor në Graben-Berken, près de son village.
Në vitin 1972, kur i mbushi 20 vjet, Ueli Leuenberger arrin në Genève për të mësuar gjuhën frenge gjatë një viti. Ai e gjen veten aty. Fillon të punojë në postë, ku edhe i krijon kontaktet e tij të shumta me persona nga e majta radikale, duke u bërë militant i Partisë komuniste zvicerane marksiste-leniniste për gjashtë vite. “Ishte lëvizje maoiste, shumë sektare, dhe u ndjeva i vaksinuar!” komenton njeriu i cili, që nga ajo kohë, lobon për më shumë bashkim nga e majta në rast se dëshiron të fitojë shumë beteja.
Në vitet 1970, djaloshi i ri ishte i shqetësuar nga konteksti ndërkombëtar – frankizmi, diktaturat në Portugali, në Greqi, apartheidi… “Isha shumë i frikësuar nga mundësia e një lufte bërthamore.”
Në Genève, Ueli Leuenberger ka punuar në “fabrikë”, kur vendi aktual i kulturës alternative kishte për qëllim hollimin e arit. “Ishte vështirë, puna ime kishte të bëjë me grumbullimin e metale të çmueshme duke i levizur acidet. Si sindikalist, kam kontribuar në mbylljen e asaj punishte që e ndonte Rhônin, ajrin, dhe punëtorët.”
Ambasador i kosovarëve
Metalurgu është angazhuar në sindikatin FTMH, që më vonë do të quhet Unia. Pastaj do të aderojë në SIT dhe do të zhvillojë sindikatën e hotelerisë: ” “Gazeta Le Courrier na ka ndihmuar shumë, sepse çdoherë e mbante një kronikë të kauzës sonë”. “E kam njohur në atë kohë, tregon Patric Mugny, ish kryredaktor i gazetës. Ai ishte militant i angazhuar dhe shumë i sinqertë.” Gazeta e përditshme do ta nderojë në 1996 personin me çmimin për të drejtat e njeriut, veçanërisht për punën e tij integruese për punëtorët dhe refugjatet e ish-Jugosllavisë. Sepse, si sindikalist dhe si asistent social në Eper dhe këshilltar juridik në Qendren sociale protestante, Ueli Leuenberger do të bëhet mbrojtësi i kosovarëve dhe i refugjatëve të tjerë albanofonë. Ai punon pa ndalë për të lejuar qëndrimin e punëtorëve sezonal, të cilët politika i bën klandestinë dhe i shtyen që të kërkojnë azil. Po ashtu, ai do t’i marrë nën krahun e tij Kosovarët të cilët ishin në ikje nga regjimi i Miloseviçit. Pasi që prezenca masive e kësaj popullate krijon tensione të forta në UDC dhe shtypi që i konsiderojnë si problem, Ueli Leuenberger e themelon Universitetin Popullor Shqiptar. Duke ofruar kurse të gjuhës, informatikës, një kopsht fëmijësh, mbrëjme vetëm per gra, ai vend është bërë unik në Evrope dhe ka lejuar një ndërmjetësim në mes të gjenevasve dhe kosovarëve si dhe në mes të Kosovarëve. Universiteti informonte dhe trajnonte njerëz të ndryshëm, veçanërsisht kamarierë në restorantin e hapur mbi qytet.
I angazhuar në mijëra kauza
«UPSH ishte “ambasada” jonë e parë dhe Ueli ishte “ambasadori” ynë i parë, tregon Naim Malaj, i cili ishte i pari që e ushtroi këtë detyrë zyrtarisht, pasi që Zvicra e Micheline Calmy-Rey njohu pavarësinë e Kosovës. “UPSH i ka mundësuar Gjenevës menaxhimin e situatës për shkak të arritjes së mijerave personave”. Ueli Leuenberger i kujtohen qindra persona të mbledhura në Universitetin popullor para lajmeve në gjuhen shqipe, disa duke parë shtëpinë e tyre duke u djegur, të tjerët duke i parë fytyrat e ndonjë të afërmi. “Këtë panik, e kam parë mijera herë, dhjetëra mijera herë!”
I angazhuar në kauzen e Kurdëve, kunder negocimit të gjenocidit armenez, për lëvizjet demokratike në shtetet arabe etj… njeriu është sot më pak optimist se dje. “Siria, dështimi i pranverave arabe… është e hera e parë që nuk shoh zgjidhje afatmesme.”!
Nga “Le Corrier”, përkthimi: albinfo.ch
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje