Fotolajmi

Merkel: Gjermania nuk mund t’i pranojë të gjithë refugjatët

Evropa po përballet me një situatë që nuk është e denjë për vetë Evropën. Gjermania duhet të ofrojë azil për ata që vijnë nga zonat e luftës, por nuk mund të pranojë të gjitha emigrantët, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, në bisedë me njerëzit e Duisburgut, ku është përqendruar komuniteti më i madh i emigrantëve, përcjell albinfo.ch.

Merkel tha se Gjermania punon për të lehtësuar krijimin e një qendre për azil dhe se qeveria federale do të rrisë mbështetjen për krahinat dhe komunat për të zgjidhur krizën.

Vendet ekonomikisht të forta, si Gjermania, mund të bartin barrën më të madhe, por nuk mjaftojnë për të zgjidhur problemin. Nuk mund të ketë tre ose katër vende që do të bartin tërë barrën. Kushdo që është i përndjekur, por që nuk vjen nga vende të prekura nga lufta civile, ne nuk mund të themi që do të mbetet. Është e vështirë. Serbia, Shqipëria dhe Kosova janë vende ku nuk ka luftë civile, tha Merkel, transmetojnë mediet gjermane.