Fotolajmi

Austria propozon masa konkrete për krizën e emigrantëve

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, kërkon mbrojtje më të mirë të kufirit të jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) dhe mbikëqyrjen më të madhe mbi rrugën e tranzitit ballkanik e perëndimor, transmetojnë mediet austriake.

Në një intervistë me gazetën e Vjenës „Österreich”, Kurtz ka prezantuar pesë propozime konkrete për zgjidhjen e krizës së azilit dhe luftën kundër kontrabanduesve të emigrantëve.

Sipas austriakut, refugjatët duhet të marrin përkujdesje diku afër në vendet e tyre.

“Ne duhet të bëjmë më shumë në vend për ngritjen e qendrave pritëse për refugjatët që ikin nga lufta”.

Ministri austriak thotë se duhet të shpërndahen refugjatët në BE.

“Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kohët e fundit mori një hap tjetër për shpërndarje më të mirë, diçka që e mbështesim plotësisht”, tha Kurtz, duke shtuar se i ka propozuar edhe shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherin, për ta diskutuar këtë çështje në konferencën mbi Ballkanin Perëndimor më 27 gusht, që do të mbahet në Vjenë.